Uji Dea

Nis gara për Këshillin drejtues në Universitetin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gani Kastrati është njëri nga kandidatët kryesor për tu bërë pjesë e Këshillit Drejtues në Universitetin Publik të Gjilanit. I doktoruar në fushën e kimisë dhe me një përvojë të gjatë në arsimin universitar Kastrati thotë se kjo pozitë është shumë domethënëse për Universitetin e Gjilanit sepse vetëm Këshilli Drejtues i përkrahur edhe nga mekanizmat tjerë universitar mund të sjellin cilësi dhe avancim të shkencës e dijes në këtë tempull arsimor.

Gara për Këshillin Drejtues të Universitetit Publik të Gjilanit ka nisur, edhe pse ende jo zyrtarisht.

Këshilli Drejtues sipas projektligjit të arsimit të lartë është autoriteti kryesor qeverisës i institucionit të arsimit të lartë që merr fonde publike. Këshilli drejtues ka përgjegjësi të përgjithshme për ushtrimin e veprimtarisë së institucionit.

Nisur nga këto parime edhe gara për këto pozita pritet të jetë e fort. Njëri nga kandidatët që synon të bëhet pjesë e këtij Këshilli është edhe Gani Kastrati i doktoruar në fushën e kimisë me një përvojë të gjatë në arsimin universitar dhe personalitet me një biografi të pasur nga fusha e biznesit, shkencës, punimeve shkencore e studimore.

Gani Kastrati për rajonipress tha se pozita e të qenit në Këshillin Drejtues është një privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. “Unë jam i gatshëm që tërë potencialin tim intelektual ta orientojë në avancimin dhe zhvillimin e Universitetit Publik të Gjilanit. Këshilli Drejtues është busulla e cilësisë dhe i përkrahur edhe nga mekanizmat tjerë shtytës Universitetin e Gjilanit mund ta avancojmë edhe në fushën e shkencës dhe të dijes dhe ta bëjmë pjesë të familjeve universitare evropiane”.

Mobi Casa

Kastrati është i bindur se kandidatura e tij i plotëson të gjitha kriteret akademike dhe se pret që shoqëria të vetëdijesohet dhe të vendos për kuadro e ekspert të fushave ku kanë dhënë rezultate.

Gani Kastrati ka një përvojë të gjatë në arsim duke filluar nga arsimi i mesëm e universitar. Është autor i shumë punimeve në fushën e kimisë derisa doktoraturën e ka të kryer në Tiranë.

Ka një eksperiencë të mirë në vendet udhëheqëse duke filluar nga kryetari i Odës Ekonomike regjionale në Gjilan dhe është pjesëmarrës i shumë tryezave e konferencave shkencore e biznesore.

Ka të botuar artikuj në revista shkencore derisa një kohë ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së metal përpunuesve të Kosovës, përfaqësues nga Kosova në Kongresin Botëror të sipërmarrësve –Stamboll –Turqi, kryesues i delegacionit të Kosovës në vizitën studimore në Dortmund, pjesëmarrës në Samitin e Udhëheqësve Ballkanik në New York – SHBA etj.

Gani Kastrati gjatë viteve 1991-1992, ishte për një qëndrim njëvjeçar në Universitetin e Mynihut në Institutin e Getes. Është njohës i mirë i gjuhëve të huaja./rajonipress/