RCCOLA

Nis fushata vetëdijësuese “Dhjetë rregullat e arta të sigurisë rrugore”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës përkrah dhe mbështet fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore” e lansuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.

Me 19 korrik 2019, kjo fushatë ka vazhduar në Rajonin e Gjilani, ma saktë në pikën kufitare “Porta 5” në “Dheun e bardh”, fushata ka për qëllim sensibilizimin/vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor lidhur me respektimin e rregullave kryesore të trafikut, uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur edhe rritet numri i pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Mobi Casa

Fushata me qëllim preventiv, do të vazhdoj edhe nëpër të gjitha rrugët e Rajonit tê Gjilanit ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/