United Hospital

Nis fushata, nisin akuzat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka kursyer akuzat për rivalët e tij politikë nga lëvizja “Vetëvendosje” në ditën e parë të fushatës të koalicionit PDK-AAK-“Nisma” të mërkurën, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Ai me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që nuk e njohin shtetin dhe flamurin e vet.

“Nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk e njeh flamurin tonë, nuk e njeh partneritetin me SHBA-në. Ju nuk duhet t’ia lejoni këtë. Kosovës i duhet një lidership i fortë. Një lidership që mban lart flamurin kombëtar, por të lartësuar edhe flamurin e shtetit tonë. Një lidership që nuk bën dallime te qytetarët në bazë të përkatësisë etnike”, ka thënë Veseli, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Me akuza i është kundërpërgjigjur Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Avdullah Hotit edhe kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.

ARKATANA

“Adullah Hoti premton buxhet prej pesë miliardë eurosh, çka nuk është e mundur. E ky tjetri, Ramush Haradinaj i shpalli edhe Konicën, edhe vëllezërit Frashëri priftërinj. Ndërsa Kadri Veseli luan lojëra me bateria”, ka thënë Ymeri.

Ymeri në hapjen e fushatës zyrtare në Gjilan ka thënë se klani “Pronto” e ka futur vendin në një krizë të thellë.

Ndërsa presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Podujevë, ka thënë se ky koalicion është koalicion i shpresës dhe i punës, përderisa koalicioni tjetër PDK-AAK-“Nisma” është koalicion i mjegullës, i cili po dëshiron të krijojë mjegull tek qytetarët.

Profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimet evropiane dhe studimet e Evropës, Dashnim Ismajli, ka thënë për “Zërin” se po vërehet haptas një tendencë dhe gatishmëri nga ana e partive politike në Kosovë për rritjen e volumit të zërit dhe ashpërsimin e gjuhës për të sulmuar konkurrentin e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.