Uji Dea

Nis “Edukimi medial” edhe në disa shkolla të Gjilanit dhe Podujevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rreth 60 mësimdhënës të Gjilanit dhe Podujevës kanë ndjekur trajnimin e “Edukimit Medial” të organizuar nga profesorët e Departamentit të Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës të mbështetur nga SBASHK’u.

Si ta kuptojmë median? Cilat janë funksionet e medias? Çka është komunikimi? Si krijohen përmbajtjet mediale? Cilat janë standardet profesionale dhe etike? Si ta dallojmë lajmin e rremë nga përmbajtja kredibile?

Këto dhe shumë dilema tjera janë shpjeguar në trajnimin për “Edukimin Medial” të organizuar nga profesorët e departamentit të Gazetarisë për rreth 60 profesorë të shkollave të Gjilanit dhe Podujevës. Në këtë trajnim kanë ligjëruar: Muhamet Jahiri, Blerta Blakaj, Alban Zeneli dhe Faton Ismajli.

Mësimdhënësit e këtyre dy qyteteve kanë marrë njohuri lidhur me gjykimin kritik mbi përmbajtjet mediale, për funksionet e mediave, përdorimin e rrjeteve sociale, dekonstruktimin e mesazheve që vijnë nga lajmet dhe reklama, përgjegjësinë shoqërore të mediave, aspektet etike e profesionale si dhe është shtruar kërkesa që “Edukimi medial” të propozohet si lëndë zgjedhore nga mësimdhënësit parauniversitar.

ARKATANA

Ky trajnim do të vazhdojë edhe në komunat tjera që mbështetet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kërkesa për “Edukim media” respektivisht për dije mbi dhe për mediat rritet kur shihen shifrat e fundit të përdorimit të internetit në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, 93 për qind e familjeve të Kosovës kanë qasje në internet dhe rrjedhimisht konsumojnë edhe përmbajtje mediale.

Ndryshe, pajisja e mësimdhënësve me kompetenca të edukimit medial praktikohet si një mënyrë e qëndrueshme për t’i përcjellë këto kompetenca te gjeneratat e reja.

Trajnimet e tilla me mësimdhënës nga lëndë të ndryshme tregojnë për rëndësinë e integrimit të edukimit medial në kurrikulat shkollore, jo vetëm si lëndë të veçantë, por si kompetencë shtesë në të gjitha lëndët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.