Fundamenti

Nis edhe zyrtarisht themelimi i Komunës së Zhegrës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sabit Rrustemi – E kërkuar për herë të parë në vitin 2003 gjatë hartimit të një projekti nga Këshilli i Evropës për një administrim të ri lokal në Kosovë, e shndërruar në Iniciativë qytetare për themelimin e komunës së Zhegrës, në vitin 2005, e mbështetur me peticione qytetarësh të Grykës së Karadakut, me trokitje nëpër dyer institucionesh, nga niveli lokal deri tek ai qendror, duke mirëpritur premtime të shumta, në kohë fushatash nga parti të ndryshme që erdhën, kërkuan dhe morën vota në Zhegër me rrethinë, duke shtuar presionin deri edhe me shpallje të njëanshme e, duke këmbëngulur që kjo kërkesë e ligjshme dhe, e domosdoshme të jetësohet rrugës së duhur…më në fund, nga dita e sotme e 14 Korrikut 2013 NIS edhe zyrtarisht themelimi i komunës së Zhegrës. Them, edhe zyrtarisht, sepse, lajmin, anise të vonuar, e solli vetë Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës… Hashim Thaçi.

Duket dhe është pjesë e një fushate të hershme parazgjedhore ky LAJM i sotshëm por, për Zhegrën me rrethinë, e rëndësishme është për t’u bërë komuna, meqë ka disa vite që thuaja edhe fizikisht është shkëputur nga Komuna e Gjilanit…e nga sot, filloi edhe shkëputja zyrtare.

Një mal punësh deri në inaugurimin e komunës presin për t’u bërë. Në rend të parë, formalizimi i vendimit nga ana e Qeverisë dhe përcjellja në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim, sigurisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ( 3 nëntor 2013 ), themelimi i një Grupi Punues nga ana e Qeverisë që do t’i koordinojë të gjitha veprimet e duhura për ngritjen e themeleve të komunës së re deri në zgjedhjen e organeve të ligjshme komunale përmes votës qytetare, duke shikuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, jo më larg se viti 2014 .

HW

Për Grykën e Karadakut, po hapet një perspektivë e re dhe, kjo i sfidon të gjitha tentativat tjera për përfitime politike.

Qytetarët e kësaj pjese të Kosovës që tashmë i përkasin një trekëdëshi kufitar, pa vonesë duhet të bëhen gati për t’i marrë mbi supet e veta përgjegjësitë për projektimin dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre.

Me fat, Grykë e Karadakut, themelimi i komunës suaj me seli në Zhegër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.