Fundamenti

Nis edhe një proces gjyqësor kundër Daut Xhemajlit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur edhe një proces gjyqësor kundër Daut Xhemajlit, Tahir Lubishtanit, Ridvan Ademit dhe Musa Hasanit. Në seancën fillestare që po e kryeson gjykatësi Afrim Shala, të akuzuarit kanë mohuar veprat derisa seanca tjetër është shtyrë për datën 16 dhjetor.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë ndaj Daut Xhemajlit, Avdulla Eminit, Tahir Lubishtanit, Ridvan Ademit dhe Musa Hasanit. Të gjithë këta të akuzuar dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton rajonipress.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Isuf Sadiku, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dyshohen Daut Xhemajli, në cilësinë e ish shefit të administratës dhe Personelit në Komunën e Vitisë, Avdullah Emini shef i zyrës së prokurimit në Viti, Tahir Lubishtani zyrtar i teknologjisë Informative në Viti, Ridvan Ademi koordinator i kryetarëve të fshatrave dhe Musa Hasani teknik medicinal në QKMF në Viti.

Sipas aktakuzës Daut Xhemajli dyshohet se me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër ose për organizatën e biznesit, shpërdoron pozitën e tij zyrtare duke tejkaluar detyrat zyrtare, në atë mënyrë që shkel legjislacionin përkatës të Ligjit të prokurimit duke lidhur kontratë për punë ka zhvilluar aktivitetet e prokurimit në vlerë prej 7.936.13 euro me kompaninë “Kristal” nga Vitia.

Uji Dea

I akuzuari i dytë Avdullah Emini dyshohet se ka vazhduar në mënyrë të kundërligjshme kontratën për punë me operatorin ekonomik”Izi Petroll” nga Vitia, për furnizim me derivate të naftës për automjete, gjenerator dhe për nxemje qendrore.

Të akuzuarit Tahir Lubishtani, Ridvan Ademi dhe Musa Hasani, dyshohen se e kanë shpallur fitues në mënyrë të kundërligjshme operatorin ekonomik “Atom Med” nga Prishtinës.

Në seancën e parë fillestare të akuzuarit i kanë mohuar veprat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.