Nis debati për arsimin e lartë
Kosova do të ketë Ligj për Arsimin e Lartë përmes të cilit do të ngrihet cilësia në arsimin e lartë si dhe do të rritet ligjshmëria. Kështu kanë paralajmëruar, të martën, krerët e arsimit në vend gjatë debatit të parë publik për Projektligjin për Arsimin e Lartë, që ka filluar në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.
Para anëtarëve të Senatit, Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit, ai ka hapur debatin për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe Projektligjin për Profesionet e Rregulluara, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se përmes këtij ligji synohet të arrihen standarde të larta të cilësisë, të definohet autonomia e Universitetit, si dhe një qeverisje akademike në Universitet bazuar kryesisht në kritere akademike. Sipas Bajramit, standardet që do të vendosen me këtë ligj tejkalojnë ato të vendeve të rajonit.
Universiteti i Prishtinës do të jetë bartësi kryesor i reformës që do të parashihet me ndryshimet në ligj. Bajrami ka thënë se me Projektligjin për Arsimin e Lartë po synohet të bëhen reforma në shumë aspekte, me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe menaxhim./zeri/


