Eko Higjiena

Nis bashkëjetesa Mustafa-Thaçi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçin në PDK e therësin “shef”. Me këtë fjalë, kreu i PDK-së për një kohë do të duhet t`i drejtohet deri dje rivalit me të madh të tij politik Isa Mustafës. Ai do të pranojë që për një kohë ta ketë shef Mustafën duke qenë zv/kryeministër në qeverinë e tij, pasi që kjo është rruga e vetme që Thaçi të arrij të behët shef i shtetit në mes të vitit 2016, atëherë kur presidentes aktuale Atifete Jahjaga do t`i përfundojë mandati.

Formula kur Thaçi si zv/kryeministër do të priste realizimin e qëllimit për t’u bërë president tashmë është parë në shtetin fqinjë që nuk e njeh Kosovën në Serbi.

ARKATANA

Atje kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq ka qëndruar për dy vjet zv/kryeministër duke e lënë kryeministër partnerin e vogël të koalicionin Ivica Daçiqin. Krejt kjo ka ndodhur pasi që partia më e madhe synonte që ta bënte Tomisllav Nikoliqin president të Serbisë, gjë që edhe është arritur.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se ky është skenari i fundit dhe i vetëm i bashkëjetesës së mundshme PDK-LDK. Nëse nuk realizohet gjatë ditës së hënë, atëherë vendi me shumë gjasë shkon në zgjedhje të parakohshme. Skenari, ka shumë gjasa që të mbetet vetëm një përpjekje./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.