Uji Dea

Nis asfaltimi i rrugëve në lagjen Fidanishte II

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kanë nisur punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në ndërtimin në lagjen Fidanishte II.

Pos rrugës do të rregullohet edhe trotuari, kanalizimi fekal dhe atmosferik, ujësjellësi, ndriçimi publik dhe sinjalizimi horizontal e vertikal.

Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në lagjen Fidanishte II.

Eco Higjiena

I pari i Gjilanit, tha se ka nisur asfaltimi i rrugëve në lagjen Fidanishte II.

“Lagjja Fidanishte, si një nga lagjet e reja të qytetit, po merr trajtimin që meriton. Po finalizojmë infrastrukturën rrugore me një gjatësi prej 428 metrash dhe gjerësi prej 6 metrash, me vlerë totale prej 291,724.36 euro”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se projekti përfshin edhe punët tjera përcjellëse si kanalizimi fekal dhe atmosferik, ujësjellësi, ndriçimi publik dhe sinjalizimi horizontal e vertikal, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për banorët e kësaj lagjeje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.