Mobi Casa

Nipi i Idriz Seferit: Lutfi Haziri është hero i gjallë, Zoti e nderoftë që e vendosi shtatoren në qendër të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Unë dhe krejt familja nuk dimë me tregu dashninë dhe emocionin e ditës së djeshme. Nuk e harroj deri të vdesim. Zoti e nderoftë njeriun e gjallë që për neve është hero, e ky është Lutfi Haziri, i cili e nisi procesin dhe e vendosi shtatoren e Idriz Seferit në qendër të Gilanit. Kryetari e ka nderu veten, Karadakun dhe krejt shqiptarët me këtë punë”.

Kështu ka thënë sot me plot emocion Ali Isufi, nipi i i heroit të kombit, Idriz Seferi, i cili së bashku me kryetarin e Gjilanit bënë nderime tek varri i kolosit të Karadakut në Zhegër, në 105-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kurse, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo ditë shënon 105-vjetorin e kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, për çlirimin e territoreve shqiptare.

Fundamenti

“Le të jetoj lavdia mbi veprën dhe pushkët e Idriz Seferit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kjo ditë shënon 105-vjetorin e kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, për çlirimin e territoreve shqiptare. Falë tij, sot Shqipëria dhe shqiptarët e gëzojnë lirinë. Këtu pushon trupi i tij, ndërsa në Gjilan është shtatorja gjigante, e cila i bën roje lirisë së shqiptarëve, ka thënë Haziri.

“Në jemi krenar që i takojmë brezit që pas tij e ka vazhduar luftën për çlirim, por mbi të gjitha, Idriz Seferi mbetet emblema më e madhe e shqiptarëve. Gjilani e Vlora sot janë kryeqytetet shqiptare, të cilat shënojnë me dinjitet vlerat më të mëdha të lirisë së shqiptarëve”, ka shtuar kreu i gjilanasve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.