UBT

Nipi i Azem Sylës dyshohet se ia kishte montuar “Veturën e vjedhur” Bajram Rexhepit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bajram Rexhepit aferën e “veturës së vjedhur” dyshohet se ia kishte montuar Gazmend Hoxha, ish-Shefi i Drejtorisë kundër krimit të organizuar, kanë bërë të ditur burime të Kohës Ditore.

“Është e vërtetë se ky rast i është montuar Bajram Rexhepit pikërisht për shkak të ndryshimeve dhe shkarkimeve që kishin ndodhur në Polici. Në krye të kësaj qëndron Gazmend Hoxha, nipi i Azem Sylës, i cili ka qenë i pakënaqur me shkarkimin. Ai gjithmonë është thirrur në emrin e Sylës, ndërsa në te dyshon edhe vetë Ministri”, ka thënë burimi.

FIDANISHTJA

Ministri Bajram Rexhepi e ka pranuar publikisht se skenari për veturën e tij ishte bërë për motiv hakmarrjeje pas ndryshimeve që kishin ndodhur në Polici.

Rexhepi ka thënë se është dokumentuar se vetura e tij s’ka qenë e vjedhur.