HW

Nimani nga Nisma: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka folur për situatën e ngërçit politik në Kosovë, ku Kuvendi është pezulluar nga 26 qershori deri më 8 gusht, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për formimin e Kuvendit brenda afatit njëmujor.

Nimani u shpreh optimist se deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë një aktgjykim sqarues dhe të qartë që do të tejkalojë këtë ngërç politik.“Unë besoj që deri më datën 8 gusht, gjykata të vijë me një aktgjykim më të qartë, i cili do t’i përgjigjet kërkesave të dy partive ish-opozitare, PDK-së dhe LDK-së. Ky aktgjykim do të jetë preciz dhe do të ndihmojë tejkalimin e bllokadës politike”, tha Nimani.

Ai komentoi gjithashtu rolin e Fatmir Limajt, duke theksuar se ai ka bërë një tejkalim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje për të parandaluar një bllokadë më të gjatë.

“Limaj ka bërë një tejkalim të jashtëzakonshëm me qëndrimin në LVV, për të mos lejuar që kjo gjendje të zgjasë më shumë se 5 muaj,” shtoi Nimani.Ai deklaroi se partitë politike janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe deri tani nuk janë mbajtur takime të reja ndërmjet tyre për tejkalimin e situatës.

ARKATANA

Sa i përket kërkesave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me ish-krerët në Hagë, Nimani theksoi se nuk është kërkuar asgjë specifike nga qeveria, por është thënë se qeveria ka detyrën që të mbështesë institucionet dhe të menaxhojë situatën në terren.“Ne nuk kemi kërkuar asgjë, vetëm kemi thënë që si qeveri na takon të menaxhojmë këtë situatë në terren,” përfundoi Nimani.

Tutje po ashtu ai ka përmendur se po po mos të ndërronte mendja nga LVV-ja dhe të zgjidhej Fatmir Limaj për kryekuvendar tashmë do të kishim Kuvendin.

“Po të nominohej Fatmir Limaj për kryekuvendar, Kuvendi tashmë do të ishte formuar”. Teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.