UBT

Nikoqirja e Vuthajve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rituali i përhershëm i mëngjesit është një filxhan kafe. Kështu nis ditën edhe ish-Miss Kosova Agnesa Vuthaj. Përkundër angazhimeve të shumta, bukuroshja nuk pëlqen të dalë nga shtëpia pa pirë një kafe, të cilën zakonisht e bënë vetë.

“Zakonisht pëlqej që të filloj ditën me një kafe të mëngjesit, të cilën preferoj që posa të zgjohem ta kem në tavolinë. Por kjo varet edhe prej punës sime. Kur kam takime patjetër më duhet të dalë të pijë kafe jashtë e të bisedoj rreth punës me kolegët”, tregon Agnesa, ndërsa bën me dije se epiqendër e takimeve në të shumtën e herëve mbetet shtëpia e saj.

Me kënaqësi mirëpres fansat

Fundamenti

“Shumë herë më jepet rasti që të bëhem bashkë me shoqet, ose të afërmit e mi e të pimë së bashku kafe apo edhe ndonjë pije freskuese, ku preferoj që t’i ftoj në shtëpinë time, të rrimë e të bëjmë muhabet aty”. Por, mbledhja në shtëpinë e saj nuk e ndalë që shpeshherë ditën ta plotësojë edhe me një kafe në ndonjë lokal të Prishtinës apo gjetkë.

E si fytyrë publike që është, gjatë daljeve jashtë, nuk kalon pa u vërejtur nga masa dhe shikimet e tyre të shumta. “Ka ndodhur përderisa isha ulur e pija kafe, njerëzit për rreth meje më shikonin. Por nuk i vërej të them të drejtën, sepse tashmë jam mësuar me një gjë të tillë dhe nuk më duket diçka jo normale”.

Ndonëse shikimet e vazhdueshme të publikut nuk janë të bezdisshme fare për të, Agnesa pohon se edhe kërkesat e tyre për fotografi apo diçka të ngjashme nuk janë shqetësues. “Kërkesat e tyre për fotografi apo ndonjë përshëndetje nuk më pengojnë asnjëherë. Ka shumë raste kur vijnë dhe kërkojnë gjëra të tilla. Me kënaqësi i pranoj dhe i mirëpres”.(tribuna)