Eko Higjiena

Nikoqiri i derbit FC Drita bën të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nikoqiri i derbit më të madh në futbollin e Kosovës, FC Drita, e cila zhvillon derbin e 31 ndaj rivalit lokal SC Gjilanit, tri ditë para zhvillimit të ndeshjes ka bërë të gjitha përgatitjet që ky derbi të zhvillohet më së miri.

Zv.drejtori i përgjithshëm e drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, ka shpalosur të gjitha përgatitjet të cilat janë bërë.
“Edhe pse jemi në kohën e dimrit dhe pas disa reshjeve të dëborës e shiut stadiumi është plotësisht në gjendje të mirë, kemi shtuar intensitetin e punës në stadium si mbikëqyrjen e barit njashtu edhe rrethojat, pasiqë në stadium po punohet dhe ne të gjitha i kemi përgatitur siç është më së miri, pasiqë siç dihet është një interesim i madh për këtë derbi jo vetëm brenda shtetit të Kosovës por edhe jashtë saj”.

Mobi Casa

Zymberi ka bërë të ditur se përpos fitores tjetër rezultat për skuadrën e Dritës do të jetë dështim.
“Është mirë që derbi zhvillohet në këto momente për të parë potencialin që kemi në ndeshjet radhës, atmosfera në klub është mjaft e mirë dhe besojmë në rezultat pozitiv pasiqë ne kemi aspirata që të jemi lider të Superligës, për këto aspirata janë të vetëdijshëm edhe futbollistët
andaj presim fitore edhe pse në derbi asnjëherë nuk i dihet”.

Ndeshja zhvillohet të dielën, duke filluar në ora 13:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.