GRANDEMALL

Nikolla: Propozimi evropian, pikënisje e mirë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka pritur sot në takim, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo e ka përgëzuar Kurtin për punët e mira që po bënë Qeveria e Kosovës, si dhe për durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme që ka ndërmarrë në bashkëpunimin me BE-në dhe SHBA-të për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer Shqipëri-Kosovë në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Mbështesim perspektivën evro-atlantike të Kosovës dhe lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB e organizatat ndërkombëtare.”, ka deklaruar Nikolla.

Hidromorava

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se e mbështesin edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE dhe SHBA në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, tha Nikolla. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.