ARKATANA

Nikolic po sheh ëndrra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deklaratat e Presidentit serb, Tomislav Nikolic, se për Kosovën duhet kërkuar zgjidhje brenda sovranitetit të Serbisë, kanë nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kreu i shtetit serb po sheh ëndrra të viteve 90’të. Një nga temat që mund të diskutohen mes dy palëve, Kuçi përmend demarkacionin e kufirit.

Oferta më e re e Presidentit të ri të Serbisë për Kosovën ka marrë përgjigje nga Qeveria në Prishtinë.

Tomislav Nikolic ka thënë se ka një plan për autonomi substanciale për Kosovën, duke thënë se në këtë rast shqiptarët do të jetonin sikur gjermanët në Itali apo Belgjikë.

Uji Dea

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka porositur Presidentin e ri serb të mos sheh ëndrra të viteve të 90’të, kur udhëheqësit kanë menduar për gjëra të tilla.

“Më përpara e kisha ftuar Nikolicin që të lexojë ndonjë libër të ri për çështjen e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërshtetërore sesa të merret me ëndrra”, ka thënë Kuçi për Express, të premten.

“E kisha ftuar të mos sheh ëndrra ose ëndrra të viteve të 90-ta mos t`i përsëriten në gjumë. Zakonisht ndjenja e kompensimit vjen në pleqëri dhe duket se atij i ka ardhur, sikur ata njerëzit që i shohin filmat e vizatur si fëmijë dhe fillojnë me iu përsërit kur të plaken”, ka ironizuar Kuçi idenë e Nikolicit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.