Eko Higjiena

Nikçi në spital, ka ndezje të cipës së trurit

/ 1 minutë lexim

Ish sulmuesi i Cyrihut, tash lojtar mesfushor i Hanover 96, në bundesligën gjermane, Adrian Nikçi, do t`i mungojë fushës së futbollit për sa kohë.

Të shtunën ai ishte ankuar për simptome të ftohjes, kështu që kishte mbetur jashtë formacionit që luajti si udhëtar kundër Hamburger SV. Ai me këtë rast është dërguar për trajtim mjekësor në Hanover. Mjekët atje ia kanë diagnostifikuar sëmundjen e ndezjes së cipës së trurit (meningitis viral).

Eco Higjiena

Drejtori sportiv i Hanoverit, Jörg Schmadtke i ka shprehur Adrianit dëshirën për shërim sam ë të shpejtë, me urimin që pas pak ditës ai të lirohet nga spitali.

Sipas të dhënave të kumtuara nga klubi Hanover 96 Nikçi qe izoluar nga skuadra e tij në Hamburg, para ndeshjes.