Nikçi me synime të mëdha tek Union Berlini
Të hënën ishte me rroba civile, kurse të martën Adrian Nikçi menjëherë ka nisur stërvitjet te skuadra e re Union Berlin. Mesfushori nga Zvicra edicionin e shkuar ishte pjesë e Nuernbergut, kurse tek Unioni që bën gara në Bundesliga 2, ka nisur stërvitjet me vonesë.
“Kam munguar një javë për shkak të disa telasheve, por nuk është shumë për shkak se kam vrapuar vetëm dhe po ashtu kam punuar me një trajner fitnesi. Do të jem i gatshëm dhe i përgatitur sikurse pjesa tjetër e futbollistëve”, ka thënë Nikçi, që ka vetëm fjalë të mira për ekipin e tij të ri. “Kam kërkuar në internet dhe kam kuptuar se Union Berlini është një familje e madhe, ka shumë tifozë dhe me padurim po pres të luaj para tyre”.
Nikçi fjalë të mira ka edhe për trajnerin e Unionit, Norbert Duewel, i cili ishte njeriu kryesor që e bindi t’i bashkohet si futbollist i lirë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online.
http://koha.net/?id=6&l=64524


