ARKATANA

Nikçi ende i pavendosur

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Hannover – Sulmuesi kosovar, Adrian Nikçi, ka kohë që nuk po luan për skuadrën e Hannoverit që garon në Bundesliga 1 të Gjermanisë. Ai ka humbur vendin në ekipin e parë të ekipit gjerman.

Largimi i tij nga Hannoveri pritet të ndodhë gjatë janarit të vitit të ardhshëm, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. “Ende nuk e di se ku do të luaj, por jam duke pritur janarin kur edhe është koha e transferimeve. Ka skuadra të interesuara, por ende nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Nikçi të dielën për gazetën.

Fundamenti

Nikçi 24-vjeçar me skuadrën e Hannoverit ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Te klubi gjerman u transferua në verën e vitit të kaluar nga skuadra zvicerane, Zuerich.