Fundamenti

Nik Xhelilaj pjesë e një prej serialeve më të njohura turke

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prej disa javësh është përfolur përfshirja e aktorit shqiptar, Nik Xhelilaj, në një prej serialeve më të ndjekura të kinematografisë turke, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tashmë është zyrtare! Xhelilaj do të marrë pjesë në serialin “Emanet”, ndër prodhimet më të sukseeshme të viteve të fundit

Njoftimin për përzgjedhjen e Xhelilajt si pjesë e kastit, e ka bërë televizioni turk “Birsen Altuntas”, duke publikuar një foto të aktorit shqiptar ku tregon se ai do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit “Emanet”.

Në sezonin e parë “Emanet”, transmetohej si një serial i përditshëm, por sezoni i dytë duket se do të kthehet në një shfaqje televizive.

Mobi Casa

Në njoftim shkruhet se aktori, emri i vërtetë i të cilit është, Kreshnik Xhelilaj, ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do të luajë në rolin Poyrazit, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare.

Seriali trajton historinë e Kevser që u rrit në një lagje të varfër dhe pasi ajo bëhet nusja e djalit të familjes së pasur Kirimli, babai i saj i ndërpret të gjitha lidhjet me të pasi nuk e miraton këtë martesë.

Por, kur Kevser humbet burrin e saj, ajo befas e gjen veten të bllokuar në rezidencën Kirimli me djalin e saj 5-vjeç Jusufin.

Në anën tjetër, Xhelilaj tanimë gëzon reputacion në Turqi, falë pjesëmarrjeve të tij në disa prej serialeve më të famshme turke viteve të fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.