Nik Xhelilaj i dashuruar me kolegen e serialit, mediat turke i zbulojnë identitetin

Turqia përveç pasurisë, popullaritetit e famës, Nik Xhelilajt i solli edhe dashurinë. Aktori i njohur shqiptar tashmë është i fokusuar shumë në tregun turk, saqë ka harruar projektet shqiptare.
Ka kohë që atë nuk e kemi parë në Tiranë ose ndoshta ka ardhur në mënyrë private, duke mos dashur të ekspozohet në publik. Javë më parë, Xhelilaj ishte në qendër të vëmendjes në mediat turke për shkak të zbulimit të së dashurës së tij, teksa paparacët e kishin fotografuar duke qëndruar në një pub së bashku me një femër, e cila në ato çaste dukej e panjohur edhe për gazetarët turq. Niku, pasi i ofendoi ata dhe u hodhi ujë, vazhdoi rrugën duke mos dashur ta bëjë shumë të madh rastin e duke mos i kushtuar shumë vëmendje.
Po në fakt cila ishte bukuroshja e cila i ka qëndruar në krah djaloshit shqiptar? Cila ishte vajza kaçurrele për të cilën Xhelilaj u kacafyt edhe me gazetarët dhe duket se i ka vjedhur zemrën bukuroshit shqiptar?.
Hapësira që aktorët disponojnë jashtë xhirimeve të serialit është shumë e vogël, saqë atyre nuk u ngelet asgjë më tepër vetëm se të lidhen njëri me tjetrin brenda vendit të punës.
Kështu ka ndodhur edhe me Nik Xhelilajn e Cansu Tosun, të cilët aktrojnë në serialin “Kayp Sehir” (Qyteti i humbur), ku Cansu luan rolin e Zehrës.
Pas një periudhe të gjatë, dy aktorët janë kapur mat, edhe pse janë munduar me mish e me shpirt të mbajnë sekret lidhjen e tyre të dashurisë. Po kush është Cansu Tosun? E lindur në vitin 1988 në Nurenberg, 25-vjeçarja me origjinë turke ka filluar karrierën së pari si modele, ndërsa para tri viteve ajo fiton rolin e parë si aktore e serialeve. Aktrimi në serialin “Kayp Sehir” me Nik Xhelilajn është për Cansun roli i dytë në karrierën e saj, ku siç duket ka gjetur edhe dashurinë. (e.m/panoramaplus/BalkanWeb)