Eko Higjiena

Nijazi Idrizi zyrtarisht kalon në AAK

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nijazi Idrizi ish deputet i PDK-së të hënën pasdite në një ceremoni solemne ka aderuar zyrtarisht në degën e AAK-së në Gjilan. Rexhep Kadriu dhe Ahmet Isufi e kanë quajtur vlerë të madhe për AAK kurse vet Nijazi Idrizi tha se ka qenë përherë afër AAK-së, por tha se nuk ka qenë vendim i lehtë për të që të braktisë PDK.

Nijazi Idrizi ish deputet i PDK-së të hënën vonë pasdite në një ceremoni solemne ka pranuar librezën e AAK-së dhe ka kaluar zyrtarisht në degën e AK-së në Gjilan, raporton rajonipress.

Rexhep Kadriu me këtë rast tha se aderimi i Idrizit në AAK është një lajm i mirë sepse ai është një njeri që i ka kaluar të gjitha sfidat dhe është nga familja e Idriz e Seferit.”Me Nijazi Idrizin fitorja e jonë është edhe më e sigurt sepse Gjilanit i duhet ndryshimi” tha Kadriu.

UBT

Edhe Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së tha se aderimi i Idrizit është vendim i rëndësishëm për Gjilanin sepse Nijaziu ka vlera të larta. Do të dalim fitues në këto zgjedhe dhe do të ndërtojmë një qeveri dhe një kryetar të përgjegjshëm. Me ardhjen e Nijazi Idrizit gjasat e AAK-së janë shtuar dukshëm” tha Isufi.

Kurse vet Nijazi Idrizi pasi ka pranuar librezën e AAK nga Rexhep Kadriu tha se ka qenë përherë afër AAK-së.”Tani kam marrë vendimin që të jem pjesë e AAK-së për të filluar punën që të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve. Për mua nuk ka qenë vendim i lehtë sepse një kohë të gjatë isha pjesë e PDK-së, por rrethanat u krijuan të tilla që unë të aderojë në AAK” tha shkurt Idrizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.