UBT

Nijazi Hoda në krye të Kryqit të Kuq në Kamenicë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” në Kamenicë, të mërkurën është mbajtur kuvendi i katërt zgjedhor i Kryqit të Kuq- dega në Kamenicë. Në këtë seancë Kryetar u zgjodh Nijazi Hoda, nënkryetar Sylejman Morina, ndërsa delegat për kuvendin qendror të kryqit të kuq të Kosovës u zgjodhën Rabit Dërmaku dhe Millosh Arsiq.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë edhe Feride Hyseni, sekretare gjenerale e Kryqit të Kuq të Kosovës me bashkëpunëtorë, sekretar të disa degëve të kryqit të kuq, drejtor të drejtorive komunale etj.

Në këtë seancë Kryetar u zgjodh Nijazi Hoda, nënkryetar Sylejman Morina, ndërsa delegat për kuvendin qendror të kryqit të kuq të Kosovës u zgjodhën Rabit Dërmaku dhe Millosh Arsiq.

Rabit Dërmaku, Kryetari i Kryqit të Kuq, dega në Kamenicës, thotë se është i nderuar që ishte kryetar i kryqit të kuq-dega në Kamenicë, për këtë mandat katër vjeçar dhe them se dega e jonë ishte shumë aktive në të gjitha sferat e sidomos angazhimi jonë dhe angazhimi i kryqit të kuq ishte angazhimi në aspektin social.“ Si kryetar i kryqit të kuq për këto katër vite që kaluan u jam mirënjohës të gjithëve, mirëpo një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, i cili ishte model se si duhet të punohet me organizatat joqeveritare e sidomos me atë të kryqit kuq komunal” ka thënë Dërmaku.

Fundamenti

Ndërkaq, sekretarja gjenerale e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, tha se Kamenica është një degë për të cilën ne krenohemi e cila zhvillon me aktivitete të ndryshme, jeni model për bashkëpunim në pushtetin lokal dhe për përkrahjen të cilën ata kanë ofruar. “ Në emër të zyrës kryesore, kam një respekt dhe një mirënjohje të veçantë për Kryetarin e komunës së Kamenicës i cili ka qenë i palodhshëm “ ka thënë sekretarja Hyseni.

Në emër të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, foli drejtori i Administratës së Përgjithshme, Enver Ajvazi, i cili tha se komuna ka ndihmuar dhe do të ndihmojë edhe në të ardhmen këtë organizatë brenda mundësive të saj buxhetore.

Në fund u ndanë mirënjohje për të gjithë ata të cilët kontribuuan në mënyra të ndryshme për familjet skamnore. Mirënjohjet u ndanë nga Sekretarja gjenerale e Kryqit të Kuq të Kosovës, Kryetari dhe Sekretari i Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Kamenicë./rajonipress/