Mobi Casa

Ni Poet – Ni poezi

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Nga Halil Matoshi – Xhevat Xh. Latifi: “Vogëlush po vjen dimri”

Poezia “Vogëlush po vjen dimri” nashta nuk âsht ma e famshmja e tij, por ajo përfshin një shëtitje në hartën e toposit letrar të Latifit. Në këtë sprovë, tu e u mbështetë në studimet e Ted Gioia- s dhe Frank Budgen nga Universiteti i Oxford-it, vijmë në përfundim se James Joyce me Ulysses, e ka kriju ni univers letrar mbështetun tek Homeri, i cili, kaloi njëzet vjet tu e u munue me e përfundu shërbesën e tij heroike, por iu desht Joyce-t edhe më gjatë për me e përfundu dhe botue romanin e tij më të famshëm.

Simas Ted Gioia-s, baba i James Joyce i tha dikur të birit: “Nëse ky djalë âsht rrxu mes Sahare, kish me u ulë me e bâ ni hartë të saj.”

Në këtë zhurmë në mentalitetin Joycean, i ati nuk po fliste për romanin Ulysses – ai kishte pak fjalë lavdi për atë libër – por ai mund ta ketë shumë mirë si përshkrim i procesit që çoi tek harta letrare imponuese e Dublinit të të birit.

Gioia shpjegon se i ati i James i foli t’birit për autostradat dhe lokalet e dokshme të qytetit, dhe mbase e frymëzuan atë pas shëtitjeve të tyne, gjatë së cilave John Joyce ia shploi monumentet letrare të Dublinit – sh’pinë e Jonathan Swift, vendlindjën e Oscar Wilde, vendet ku kishte shëtitë Joseph Addison.

Poeti Xhevat Xh. Latifi njashtu përshkruen t’birit procesin e bâmjës së hartës mentale, tuj ia shplue dramën e shekujve dhe shpirtin e stërgjyshëve, që paraqet monumetalen e përshpirtëzueme, si estetikë, ose fjalën me shpirtë të atdheut të parë, Gilanit dhe tânë Atdheut.

Uji Dea

I biri i John, Leopold Bloom, âsht në kostumin e kohës (gëzofin e ulkut);
Edhe personazhi në Ulysses i cili duket se âsht nga fundi i spektrit të Joyce/Dedalus, përkatësisht Leopold Bloom, pasqyron edhe aspekte të vetjës së autorit, ose të paktën imazhin e tij të idealizuem.

Në fakt – shkruan Gioia – dikush ka mujtë me e shkru ni libër rreth bâmjës së Ulysses tu e bazue atë tek Odyssey.
“Ne kemi të gjithë përbërësit këtu – rivalë të zemëruem në shtëpi. në Ithaca (ose Dublin, në rastin e Joyce), dhe anmiqtë me gjithë pengesat e tyne, në mjediset e largëta, gjithçka që komploton për me e parandalu protagonistin që ta përmbush fatin e tij. Por ia doli. Joyce dëshmoi – në shumë mënyra se – heroi i tij difton shumë histori vetjake. Kjo ishte shtresa e parë e Ulysses që Joyce nuk e kishte mendu kurrë si shtojcë. U detyru nga rrethanat.”- thotë ai.

Në epokēn tonë, arti u bâ gjithnjë e më vetë-referencial, ku kërkimi – siç thojke Pucaso – vlen po aq sa gjetja/fitorja.

Në këtë kërkim pa fund, Tomas Mani ka sjellë ndihmesën e vet shumë të rëndësishme: “Ne mendojmë se veprojmë, ne mendojmë se mendojmë, por është një tjetër, ose të tjerë, që mendojnë dhe veprojnë brenda nesh: zakonet e paharrueshme, arketipet që duke u bërë mite kalojnë nga njëra brezni në tjetrën, zotërojnë një forcë të madhe ngashënjyese dhe na teledrejtojnë (kështu thoshte Mani) që prej “pusit të së shkuarës” – shkruan Milan Kundera. (…)

Tributë, gjyshnit dhe hajmalutë e tyne, bestytnitë, heqamat e baballarëve me “marue” Odyssey ose Blum, me i rritë e qitë n’botë, janë shtytësit e mendjeve dhe veprave tona. Dhe zâni i babës të vjen ulurimë ulku, ujk…
Në hartën poetike të Latifit janë kaçakët-reperë rreth zjarrit, tu e u bâ gati… Aty âsht dashtunia. Âsht Titaniku dhe Karadaku, Atlantiku dhe Adriatiku dhe dimni në mes. Lufta. Flamuri.
Duhet me u bâ ujk Alpha, me jetu!
“Është dimri i parë që je jashtë shtëpisë
M’bahesh se je rritë je ba ujk.
(…)
ok lets go, fuck this winter!”
Kēto vargje secili nga ne i vjen me i thânë po nuk di me i thânë, kur përcjellim djalin e madh në botë.
Dhe hapemi ndaj asaj bote deri tash jashtë hartës sonë shpirtnore, se t’papritunat e saj (edhe i ftohti e ngricat) bâhen pjesë përbâmëse e hartës sonë mentale, si ajo e Ulysses ose ujkut të Xhevat Xh. Latifit, që âsht i biri.
Ni voglush i përjetshëm në sytë e babës.
———————————————
Vogëlush po vjen dimri
Është dimri i parë që je jashtë shtëpisë
M’bahesh se je rritë je ba ujk
shikon nga larg shtëpinë e mbuluar me borë
pështjell shallin…
Shikon…
Atlantiku ka ngjyrën e syve tu
( i thellë, i madh pikëtakohet në qiell)
E sheh si e rrah era e rrinë mes nesh si peshkop me bastun!
Ki kujdes ajsberg ( duket se është femër ) ta mbyll syrin
por brenda ka bjeshkë te ftoftë akulli që e rrëzoi Titanikun
Papush!
Titaniku s’ka qene gjë tjetër sall ai pampuri i zi i këngëve te moçme
Si Qeraxhiu Grebenesë, që ka bart burra tutje në kontinent
(gratë kanë lënë përgjysmë gatimin tuj prek me duart e miell flokët e shprishura)
Amerika ka dimrin e egër Atlantikun e trishtuem
Shtëpi gazetash si kulla prej letre
ëndrrat dhe dashuritë i fusin në kronikë të zezë!
Ti ke me pa në Bronx të rinj që këndojnë (shqip) rreth zjarrit
Që fërkojnë duart për ëndrrën e lirisë
E ëndrra e lirisë duket se fluturon bashkë me xixat që dalin nga boritë.
Ke me pa njerëz qe flenë trotuareve të mbuluar me gazetë e plastmas
Nuk di nëse i kanë lexuar apo e kuptojnë botën me të tjerë sy.
Kujdes: Statuja e Paqes, ka një tjetër kuptim
nga çfarë kishte natën 30 dhjetorit 1998
Bora ishte mbi kulm e flaka e luftës mbi Drenicë
Kujto: Nga Amerika ka nisë ëndrra për çlirimin e atdheut
Janë kthyer djalëria në Luftën e Parë Botërore me luftu për Shqypni
Nga aty Brigada Atlantiku e UCK-së
u nisë për Kosovë me 1999 si F-117 Stealth Fighters e NATO-s
Vogëlush në Boston tek Kisha e Shën Gjergjit
At Artur Liolin, ka të ruajtur bibliotekën e Fan Nolit
Shko gjej aty vjershën “Mbahu Nanë, se ke djemtë në Amerikë”
Është himn i frymës që na mban gjallë tash e njëqind mote.
(ok lets go,fuck this winter!)
Pa merak vogëlush, kemi diellin në shpind e dritën e saj në ballë
Është dimër vogëlush, po s’ka borë që ngrin lisin te varret
ulurimë ujku vjen zani i babës, i kaçakëve që hanë buke me një zjarr përreth!
(si një grumbull reperesh N’Bronx që nuk përtojnë me shikua vëngër)
Mban mend këngët e kreshnikëve Ajkunën e Omerin?
Nuk ka qa jo Ajkuna, po ka pas mall!
Me pas për rreth oxhakut Omerin e ri, me ulë në prehër me i k’nue ninullë
Me pa se si i bahet kreshnik me i kthye ninullat në legjendë!
Euuu vogëlush shiko në shkallët e Theatre District Manhattan
luhet drama e ujkut Alpha dhe rruga e dritës për t’u kthyer në shtëpi
Në hukamë xhami të shoh se si e lëviz dorën tuj e vizatue Bablokun
një plis bardhë me ruajt për motin e aty ka pikë zanafilla e jetës në Illyria!
Të rrahurat e zemrës të behën flamur që ka në kujtesë ujin e rrënjëve
( Je më i fortë se sa dukesh, më jee me i forte nga çmendon )
Na duhen ujqër të rinj
që malet mos mbesin pashkelur!
(XL , dimër 2018. Kosovë)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.