KKGJILAN

Nguten për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ka mjaftuar një takim i tre liderëve të partive më të mëdha, Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që të pajtohen ta çojnë vendin në zgjedhje parlamentare në muajin qershor, apo pesë muaj para mandatit kushtetues.

Burime të gazetës Tribuna nga këto tri parti, kanë konfirmuar se pas një bisede të gjatë që kanë pasur treshja të hënën paradite, kanë rënë në ujdi që të mos e presin afatin e rregullt por në zgjedhje të shkohet më herët. “Nuk ka pasur dilema e as kundërshtime nga asnjeri prej liderëve të partive. Ata janë parë të relaksuar dhe kanë biseduar gjerë e gjatë dhe në fund janë pajtuar që Kosova në zgjedhjet e përgjithshme të shkojë në qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur ky burim.

RCCOLA

Po i njëjti ka konfirmuar gjithashtu se një diskutim i gjatë në këtë takim është bërë edhe sa i përket reformës zgjedhore, ndërsa është konkluduar se ajo medoemos duhet të përfundojë para se vendi të hyjë në zgjedhje. “Reforma gjithashtu do të jetë pjesë e debateve të ardhshme politike në vend, ndërsa ajo do të dërgohet për votim në Kuvend dhe Kosova në zgjedhjet e ardhshme pritet të hyjë me ligj të ri zgjedhor”, ka thënë ai…(Tribuna).