ARKATANA

Ngrohja e oqeanit shpejton shkrirjen e Antarktidës

/ 3 minuta lexim

Antarktida, kontinenti në polin jugor të Tokës, është e mbuluar me një shtresë akulli, mesatarisht më shumë se dy kilometra të trashë. Kjo shtresë masive akulli mban 70 për qind të ujit të freskët të Tokës.

Por vitet e fundit, ndryshimi i klimës ka filluar të tkurrë shtresat e akullit të Antarktidës – skajet e akullit që shtrihen deri mbi det. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Rosanne Skirble, një studim i ri thotë se akulli është duke u shkrirë jo nga një atmosferë më e ngrohtë nga lart, por nga ujërat e ngrohta poshtë:
Hamish Pritchard është një studiues i akullnajavet me grupin British Antarctic Survey. Në vitin 1993 dhe përsëri në vitin 2003 ai ka vërejtur rënien e dy shtresave të akullit në Gadishullin Antarktik. Ai thotë se akullnajat që i kishin rezistuar shkrirjes po bien me shpejtësi dhe po derdhen gjashtë herë më shpejt se sa shpejtësia normale në Oqeanin Jugor.

“Donim të kuptonim çfarë e shkaktonte një gjë të tillë.”
Pritchard është autori kryesor i një studimi të ri në revistën Nature. Ekipi i tij kërkimor përdori instrumente satelitore me lazer për të matur ndryshimet në shtresat e akullit të Antarktidës mes viteve 2003 dhe 2008.

“Ajo që mundëm të shohim është se ka pasur një model të veçantë për faktin se shtresat e akullit poshtë po shkrinin më me shpejtësi, veçanërisht ato që janë në pjesën perendimore të Anktarktidës.”

Studimet e mëparshme në kërkim të shkaqeve për shkrirjen e shtresave të akullta kishin përjashtuar pakësimin e rënies së dëborës ose ndonjë ngadalësim në lëvizjen e akullnajave drejt detit. Pritchard thotë se të dhënat e reja tregojnë për një proces që ata e quajnë ” shkrirja bazore:” uji i ngrohtë i oqeanit ngroh shtresat e poshtme të akullit.

UBT

Pritchard thotë se erërat e forta të perëndimit në Oqeanin Jugor shtyjnë rrymat e ngrohta më në brendësi të shtresave të akullit në brigjet e Antarktidës.
“Kjo na tregon se shtresat e akullit mund të jetë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve mjaft delikate të klimës, si lloji i rrymave atmosferike, që ne nuk e kishte vlerësuar plotësisht më parë”.

Jan Gunnar Winther është drejtor i Institutit norvegjez Polar. Ai thotë se studimi ofron një pasqyrë të rëndësishëm se si ndryshimi i klimës, shkakton shkrirjen e shtresave të akullit duke ndikuar në nivelet globale të detit.

“Në shumë vende nëpër botë, në shumicën e vendeve ku ka akullnaja, dhe në Grenlandë, në pjesë të Antarktikës, jo në të gjitha Antarktikën, shkrirja po rrit nivelin global të detit. Ky mund të jetë shpjegimi më i rëndësishëm i rritjes së nivelit të deteve. ”

Winther thotë se emetimet e karburantit fosil nga djegiet në impiantet tona të energjisë, makinat dhe ndërtesat, vazhdojnë të çlirojnë gaze në atmosferë. Si zoti Prichard dhe kolegët e tij theksojnë në studimin e tyre se këto prirje po shkaktojnë ndryshimet aktuale që po përshpejtojnë shkrirjen dhe hollimin e akullit të Antarktikës.

Kjo dinamikë duket të jetë e qëndrueshme, paralajmërojnë studiuesit, duke arritur në përfundimin se kjo “mund të ketë shkaktuar tashmë një periudhë të paqëndrueshme për mëkëmbjen e akullnajave” në Ankarktidën perendimore./zeriamerikes/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.