RCCOLA

Ngritja e Januzajt

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ngritja e Adnan Januzajt ka qenë astronomike. Në këtë kohë, vitin e kaluar, mesfushori kosovar ishte duke i zhvilluar ndeshjet e para me ekipin e parë të Manchester Unitedit.

Ai kishte shkëlqyer në fazën përgatitore, ndërsa më pas ia dha rastin edhe gjatë sezonit, trajneri David Moyes.

Në fakt, 19 vjeçarin e kishte zbuluar trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson, i cili e kishte ftuar në xhiron e fundit të dy sezoneve më parë, edhe pse nuk ia kishte dhënë rastin, në duel me West Brom.

Pas shkëlqimit me ekipin e të rinjve, Januzaj shpërtheu sezonin e kaluar me ekipin e parë, duke realizuar katër gola.

KKVITI

Ai debutoi në një ndeshje zyrtare ndaj Crystal Palace në “Old Trafford”, duke u futur në lojë në pjesën e dytë.

Ai bëri ‘bum’ në duel me Sunderlandin, duke realizuar dy gola në udhëtim. Ishte mënyra perfekte për të demonstruar se e meritonte të luante rregullisht gjatë tërë sezonit dhe se, pa dyshim, ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Unitedit.

Tash, futbollistit nga Istogu iu besua numri 11, të cilin e mbante legjenda Ryan Giggs, ndërsa sezonin e kaluar Adnani ishte 44-shi i Unitedit.

Viti 2014 ishte mjaft i rëndësishëm për lojtarin. Ai e zgjodhi përfaqësuesen belge dhe mori pjesë në Botërorin e Brazilit, duke hequr dorë nga opsionet tjera si Shqipëria, Anglia, Turqia e Kosova./zeri/