ARKATANA

Ngritja e çmimit të energjisë, goditje për qytetarët dhe ekonominë kosovare

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Ngritja e çmimit të energjisë elektrikë në Kosovë, po reflekton në forma të ndryshme negative në ekonominë e vendit. Një vendim i tillë, nuk po mbështet zhvillimin ekonomik, sektorin privat, prodhuesit vendorë, e madje bënë që investitorëve të huaj, t’u shtohet edhe një arsye më shumë që Kosova mos të jetë pikësynim i tyre për investime.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ekzistojnë rezerva në përmirësim të efiçiencës, të menaxhmentit dhe të humbjeve teknike e komerciale, të cilat do të frenonin një ngritje të çmimeve, e nuk do të arrihet deri te ajo, ku qytetarët e Kosovës, paguajnë mbi 40 për qind, për shkak të humbjeve teknike e komerciale. E për keqmenaxhim të tillë, gjithmonë është qytetari dhe sektori privat, ai që po ndëshkohet.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve e ekonomike, të cilët thonë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), është joparimore, për shkak se nuk ka një harmoni në mes të ZRRE-së dhe Kuvendit të Kosovës për të marr një vendim të tillë dhe se nuk dihet se konsumatorët duhet t`i lajmërojnë më përpara, e jo si në këtë rast, një ditë më herët.

Megjithëkëtë, ka edhe të tjerë, që vlerësojnë se një rritje prej 4. 57 për qind, nuk është një rritje që mund të shqetësojë qytetarët, pasi që KEDS, KOST dhe KEK-u, kanë pasur kërkesë me norma më të mëdha të ngritjes së çmimit të energjisë, dhe se ZRRE , këtë vit ka bërë ngritjen e energjisë, katër muaj më vonë se viteve të kaluara.

Muhamet Mustafa kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar për Faturimin e Energjisë Elektrike, thotë për KosovaPress, se ky vendim është marr në bazë të një inercioni dhe jo në bazë të asaj se çfarë ka kërkuar Kuvendi, për reformimin rrënjësorë të sistemit tarifore dhe nga ajo që çmimi i energjisë elektrike të lirohet nga shumë elemente që ngarkojnë, që sipas tij, kanë të bëjë me një qeveri të dobët, menaxhim të dobët dhe inefiçiencë.

“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, formohet duke u bazuar në 30 apo më shumë elemente, në të cilat fshehët gjithçka. Dhe mendimi i komisionit që unë e kam udhëhequr kur kemi hulumtuar problemin e faturimit të energjisë, ka qenë se ekziston rezerva në përmirësim të efiçiencës, të menaxhmentit dhe të humbjeve teknike dhe komerciale, të cilat do të frenonin një ngritje të çmimeve. Mendoj se edhe rregullatori por sigurisht edhe akterët tjerë, në vend se t`i hyjnë kësaj pune, ata kanë zgjedh një hap më të lehtë, të ngritin çmimet dhe sigurisht që ka mundur të evitohet kjo ngritje”, tha Mustafa.

Ai thotë se në çoftë se KEK-u, KOST-i dhe KEDS-i i ulin shpenzimet e shumta që bëhen, qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë një faturë me rritje prej 4.57 për qind.

“Në çoftë se ata i racionojnë gjitha shpenzimet, punojnë me një efiçiencë më të mirë, atëherë çmimi që duhet të paguajnë konsumatorët është më i ulët. Përveç kësaj, ne kemi diku ndoshta mbi 40 për qind të çmimit që paguhet për shkak të humbjeve teknike dhe komerciale. Ajo është në humbje, por konsumatorët që marrin faturë, i mbulojnë ato humbje. Pastaj një pjesë e konsumatorëve nuk e paguajnë fare rrymën, dhe konsumatorët që paguajnë tash po ashtu ngarkohen me ata konsumatorë që nuk e paguajnë. Gjithashtu konsumatorët e një blloku tariforë të tretit ngarkohen me gjitha këto telashe”, tha Mustafa për KosovaPress.

Në anën tjetër, Visar Azemi nga KOSID, thotë se për këtë rritje është ditur qysh në kohën e privatizimit të KEDS-it dhe kjo tani u konfirmua nga ZRRE-ja, që rritja e çmimit të energjisë është bërë për t`i arsyetuar investimet që do të bëhen në përmirësimin e rrjetit në Kosovë. E sipas Azemit, një gjë e tillë ka qenë jo parimore për shumë arsye, ndër to se nuk dihet se si kanë shkuar këto investime të cilat janë premtuar.

“ Së pari ne kemi kërkuar nga KEDS-i që të jap raport mbi atë se sa është shpenzuar dhe sa është investuar në reduktimin e këtyre humbjeve. Një gjë të tillë ne nuk e kemi marr nga KEDS dhe praktikisht ne e shohim si të padrejtë, për t`i dhënë një ngritje të çmimeve kur nuk dimë se si kanë shkuar këto investime, të cilat janë premtuar nga ky operatorë”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, një vendim i tillë do ta dëmtoj edhe ekonominë në vend, duke marr parasysh se bizneset janë konsumuesit më të madhej të energjisë elektrike dhe e kalojnë bllokun tariforë të tretë që është mbi 600 KW.

UBT

Edhe përfaqësuesi i bizneseve, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë për KosovaPress, se është një vendim i cili do të do të reflektoj në format e ndryshme negative në ekonominë kosovare, dhe se është goditje për sektorin privat dhe mund të ndikojë direkt ose indirekt në stabilitetin social në Kosovë.

Ai gjithashtu thotë se edhe ndikon në krijimin e kushteve të pafavorshmë për investitorëve të huaj dhe se sipas tij,është gjithmonë sektori privat ai që paguan kostot e keqmenaxhimit.

“Kosova në opinion të investitorit të huaj e ka një imazh mjaft të dëmtuar, ajo karakterizohet me burokraci me nepotizëm dhe me korrupsion dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe rritja e çmimit të energjisë elektrikë për ekonominë, atëherë cili do të jetë interesi i investitorit të huaj për t`ja mësyer Kosovës. Dhe vet fakti që e kemi këtë vakum institucional, besoj që është një vendim i cili Kosovën e dëmton në shumë fusha dhe në shumë drejtime….. Nuk duhet gjithmonë sektori privat dhe kosovarët të jenë ata që do ta bartin çmimin, ose ta paguajnë koston e keqmenaxhimit të ndërmarrjeve publike….. Është koha kur duhet të eliminohet nepotizmi dhe politizimi i kuadrove dhe nëpër pozita kyçe. Kemi kuadro të cilat e kanë kredibilitetin e vet dhe jo përmes këtij keqmenaxhimi gjithmonë të penalizohet qytetari i Kosovës, i cili ashtu ballafaqohet me probleme dhe me sfida të shumta sociale”, ka thënë Gërxhaliu.

Por ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, Ibrahim Rexhepi, gjithashtu njohës i çështjeve ekonomike, e merr më shtruar këtë çështje, duke thënë se, ky vendim është pritur më herët, madje këtë vit është vonuar për katër muaj dhe se kjo ngritje është gjysma e asaj që kanë kërkuar operatorët.

Ndërsa thotë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike, bënë një rrezik tjetër, sipas tij, mund të pasojë edhe ngritja e çmimeve të artikujve të tjerë.

“Ngritja prej 5 % nuk do të jetë një rritje e cila do të shqetësojë, meqenëse kompanitë, operatorët qoftë KEDS, KOST apo KEK-u, kanë pasur kërkesa shumë më të mëdha, në norma shumë më të mëdha të ngritjes së çmimit. Mirëpo ZRRE-ja atë e ka korrigjuar dhe ka ardhur deri te një shifër 4.57 %, e cila mbulon shpenzimet e operatorëve dhe e nuk është një goditje e madhe për konsumatorin, në krahasim me rritjen dyshifrore në të cilën kanë kërkuar operatorët. …..Për prodhuesit e vendit, do ta kalkulojë energjinë elektrike në çmimin e produkteve të tyre, e kalkulon me çmimin e ri të energjisë elektrike, që do të thotë se, edhe produkti i tyre do te ketë një rritje, meqenëse kostoja e energjisë elektrike është më e lartë, krahasuar me një muaj më herët”, ka thënë Rexhepi për KosovaPress.

E pas këtij vendimi, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, patë reaguar duke thënë se ZRRE-ja duhet ta rishqyrtojë këtë çështje, e nëse nuk ndërmerret asgjë, Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së pati thënë se mund të organizojnë edhe protestë.

Ndërsa, për KosovsPress ai tha, se akoma nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ZRRE-ja dhe kjo që po ndodhë sipas tij është “Plaçkitje për Qytetarët e Kosovës”.

“Duhet ta rishqyrtojnë këtë ngritje të çmimit, sepse ka paqartësi, ka mos shpjegime pse bëhet ngritja, por vetëm ata i kërkojnë, që KEK-ut i vyjnë 240 milionë …..Nuk na është përgjigje, sepse nuk janë në këtë rast të goditur vetëm sindikatat. Në këtë rast goditen i terr populli i Kosovës dhe bizneset goditen shumë rënd, dhe ne bashkëpunojmë me ta dhe nëse goditet biznesmeni, ne presim reduktime të vendeve të punës”, tha ai.

Ndërsa, Arifi paralajmëroj se shumë shpejtë do të organizojnë edhe një konferencë tjetër së bashku me përfaqësuesit e bizneseve, OEK-në, AKB-në, etj.

Ndërsa, deri me tash, çmimi mesatar për kilovat ka qenë 5.05 centë, kurse me rritjen prej 4.45 për qind çmimi mesatar ka shkuar në 5.28 centë për kilovat./Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.