FITORJA

Ngritja e çmimeve destabilizon në radhë të parë familjet sociale në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qytetarët e të gjitha kategorive ndihen të shqetësuar me ngritjen e çmimeve dhe me idiotizmin që kanë treguar këto ditë bizneset mafioze. Albin Kurti duhet me reague herave tjera me kohë, sepse e shkatërron një popull kështu shprehet Samiri.

Ngritja e çmimeve përnjëherë ka destabilizuar familjet sociale të cilat mezi ia dalin muajin me paga të limituara e disa besa edhe pa asnjë euro në xhep të ardhura.

Bislimi një 56 vjeçar thotë se ka 9 anëtarë të familjes dhe për të është e pamundur të jetohet me këto çmime. “Valla e përjetova rëndë dhe me shumë siklet ngritjen e çmimeve. Kur e pasha një litër vaj 3.49 për mua ishte vdekje” shprehet ky qytetar.

FITORJA

Samiri që thotë se ka 12 anëtar të familjes thotë se Albin Kurti u vonua kësaj radhe me reagimin e tij në teren. “Kurti duhej më herët të reagonte sepse kështu e shkatërron një popull dhe e merr në qafë sepse tregtarët janë matrapaz dhe se ata në kohë turbullirash shfrytëzojnë momentin” tha Samiri.

Lindita një studente e ekonomikut thotë se këto çmime ishin një sulm për shtresën e mesme dhe ato sociale, por edhe familjet me buxhet të mirë nuk e përballojnë dot këtë fluks të çmimeve të panjohur ndonjëherë.

Shumë qytetarë ndërkaq thonë se është interesante se si populli në Kosovë është i heshtur kur i shkelen të drejtat e tyre dhe nuk protestohet fare, siç po veprohet në Shqipëri, ku shoqëria civile dhe qytetarët janë shumë më aktiv./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.