Mobi Casa

Ngritja dhe rënia e Mimozës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një herë kategorikisht e mohoi, por më pas e pranoi. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, përfundimisht do të jetë kandidate e Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetare të komunës së Gjakovës.

Edhe më tutje shumëkujt kjo mund të mos i besohet, mirëpo tashmë Kusari-Lila e ka ndarë mendjen për një gjë të tillë. Në fillim të kësaj jave, në mesin e rreth 20 personave, ku shumica e tyre nuk ishin anëtarë të AKR-së, ajo e zyrtarizoi veten si kandidate për komunën e Gjakovës, e ku kundërkandidat, ashtu edhe si zgjedhjet e kaluara do të këtë Pal Lekajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në anën tjetër, partia e kryeministrit Hashim Thaçi, si asnjëherë më parë është mobilizuar për këtë qytet, por edhe më tutje, nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që do të fusë në garë.

Hidromorava

Në vitin 2009 Mimoza Kusari- Lila, i hyri garës për kryetare të komunës së Gjakovës. Përmes një fushate intensive, derë në derë e rrugë në rrugë, gjithmonë e përcjellë nga shefi i partisë dhe autobusi me “militantë” të paguar, ajo arriti të marrë 17,463 vota, apo 41,48 % të votave të qytetarëve për kryetare të komunave.

Mirëpo, fati nuk ia deshi, kundërkandidati i saj nga AAK-ja, Pal Lekaj fitoi zgjedhjet në raundin e parë duke marrë 21,861 vota, apo 51,92 % të votave totale…. (“Zëri”)