ARKATANA

Ngriti peshë stadiumin me golin në ndeshjen me Poloninë, domethënia e madhe e tatuazhit të Mirlind Dakut

/ 2 minuta lexim
HW

Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij. Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Daku ia dedikon golin dëshmorëve në luftën e Kosovës
Ngriti peshë stadiumin me golin në ndeshjen me Poloninë, domethënia e madhe e tatuazhit të Mirlind DakutAgim Ramadani ushtari i Uçk duke shkelur kufirin Shqipëri- Kosovë 1999 dhe Mirlind Daku duke festuar golin

Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024. Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në pozitën e parë.

Uji Dea

I sapofutur në fushën e lojës, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës. Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzojnë gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

https://shqiptarja.com/lajm/ngriti-peshe-stadiumin-me-golin-ne-ndeshjen-me-polonine-domethenia-e-madhe-e-tatuazhit-te-mirlind-dakut
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.