Eko Higjiena

Ngritët aktakuza ndaj tre personave për dhënie të fajdesë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Abaz Ajetit, Besim Alishanit dhe Lavdrim Kastratit për veprën penale “Fajde”.

Sipas aktakuzës që e posedon Rajonipress i pandehur Abaz Ajeti duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të viktimës Ejup Ibrahimi nga Gjilani i ka dhënë para me fajde në fund të vitit 2007 në shumën prej 30 mijë eurove, e që brenda katër pesë muajve i dëmtuari ia ka kthyer 39. 200 euro në fund të vitit 2018, ia ka dhënë 40 mijë euro ku në fund të marrëveshjes i dëmtuari është dashur që t`ia kthen 52 mijë euro dhe në muajin qershor 2019 i ka dhënë 30 mijë euro, ku i dëmtuari ia ka kthyer 39 mijë e 200 euro, e që në total të dëmtuarit i ka dhënë 100 mijë euro dhe nga i njëjti i ka marrë 107 mijë e 900 euro, e që i bie që në emër të kontratës ka marrë shumën prej 7.900 euro dhe në vazhdimësi i ka bërë presion viktimës, duke i shkuar në shtëpi, duke i kërkuar edhe 64 mijë euro dhe me këto veprime të dëmtuarin, viktimën e ka sjellë në një gjendje të rëndë financiare dhe psikike – emocionale.

RCCOLA

I akuzuari i dytë Besim Alishani duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të viktimës Ejup Ibrahimi, i ka dhënë para me fajde, ashtu që fillimisht në vitin 2018 ia ka dhënë shumën prej 25 mijë eurove dhe i dëmtuari ia ka kthyer 32 mijë euro e 500 dhe 500 euro shpenzime të udhëtimit, po ashtu në vitin 2019 i pandehuri ia ka dhënë të dëmtuarit edhe shumën prej 30 mijë euro, për t`ia kthyer 40.500 euro, me kamatë mujore 35%, i dëmtuari ia ka dhënë dy herë nga 12.500 euro e që në total të dëmtuarit i ka dhënë 55 mijë euro dhe nga i njëjti i ka marrë 57.500 euro, në emër të kamatës ka marrë shumën prej 2.500 euro ndërsa në ditën e arrestimit i ka kërkuar 45 mijë euro ku me aplikimin e masave të fshehta, simulimi i veprës penale pasi që i merr 5000 euro nga djali i të dëmtuarit Rrezag Ibrahimi i pandehuri arrestohet dhe nga i njëjti sekuestrohen 5000 euro.

Edhe i akuzuari i tretë Lavdrim Kastrati duke e shfrytëzuar gjendjen e vërtetë materiale të dëmtuarit Ejup Ibrahimi i ka dhënë para me fajde në shumën prej 20 mijë eurove dhe i dëmtuari ia ka kthyer 26 mijë euro, lartësia e fajdes 35%, edhe më datën 20 prill 2019 i pandehuri Lavdrim Kastrati të dëmtuarit Ejup Ibrahimi i ka dhënë para me fajde në shumën prej 25 mijë eurove, në mënyrë që t`i kthehet shuma prej 32.500 euro në periudhën kohore prej gjashtë muajve dhe i dëmtuari ia kishte paguar në këste shumën prej 28 mijë euro dhe më datën 17 maj 2019, i pandehuri dhe i dëmtuari kishin lidhur një kontratë për hua – marrje, ku për shumën prej 30 mijë euro të pandehurit Lavdrim Kastrati t`i kthehet për katër muaj shuma prej 39 mijë euro me interes – kamatë prej 30% dhe në total i pandehuri Lavdrim i ka dhënë 75 mijë euro ndërsa nga i dëmtuari Ejup Ibrahimi i ka marrë 54 mijë euro, e që i bie që nga borxhi bazë i dëmtuari Ejup Ibrahimi i obligohet të pandehurit Lavdrim shumën prej 20 mijë e 760 euro thuhet në aktakuzën e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/