Fundamenti

Ngritet aktakuza ndaj Bujar Beqirit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, departamentit për krime të rënda ka ngritur aktakuzën kundër Bujar Beqirit i dyshuar se më 2 maj 2013 gjatë një mosmarrëveshjeje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Fitim Shabani. Ndërkohë Prokuroria dhe i akuzuari kanë arritur marrëveshjen për pranim të fajësisë ku i akuzuari ka pranuar një dënim prej 14 vitesh, nëse i aprovohet nga Gjykata.

Bujar Beqiri i dyshuar për vrasjen e Fitim Shabanit në maj të vitit 2013 tani edhe zyrtarisht akuzohet për vrasje nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, departamenti për krime të rënda raporton rajonipress.

Aktakuza e ngritur nga prokurori Isuf Sadiku saktëson se Bujar Beqiri nga Gjilani është fajtor sepse më 2 maj 2013 tek fusha e futbollit afër kazermës së TMK-së, e ka privuar tani të ndjerin Fitim Shabani. I pandehuri dhe viktima ishin së bashku me disa shokë duke i përlarë qentë e racës “Pitbull” ku më pas edhe fillon një mosmarrëveshjeje lidhur me rregullat e përleshjes së qenve. Në fillim janë fjalosur e pastaj edhe janë kacafytur ku gjatë kacafytjes i pandehuri Bujar Beqiri e godet dy herë me thikë viktimën në pjesën e qafës , ku edhe nga plagët e marra vdes.

Mobi Casa

I pandehuri në konsultim me mbrojtjen e tij ka bërë një kërkesë për të negociuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, e cila marrëveshje në prani të vet të pandehurit, mbrojtësit të tij si dhe në prezencë të prokurorit të shtetit është arritur dhe i është propozuar Gjykatës Themelore që të marr parasysh.

Prokurori Isuf Sadiku tha për rajonipress se ai i ka propozuar Gjykatës një dënim prej 14 vitesh burg, propozim ky që është përkrahur edhe nga vet i akuzuari.

Ndryshe ky është rasti i parë i arritjes së marrëveshjes për pranim të fajësisë. Një rast tjetër ai i Flamur Shaqirit i cili ka kërkuar procesin e negocimit është ende në procedurë e sipër./rajonipress/