ARKATANA

Ngriten çmimet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

​Krahas ngritjes së pagave që janë premtuar ditëve të fundit nga Qeveria e Kosovës, janë ngritur edhe çmimet.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin mars 2014.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin mars 2014 është më i lartë për 0,2% , krahasuar me muajin shkurt 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2014 me muajin mars 2013 ishte 0,3%.

FIDANISHTJA

“Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Pemët (5,3%), perimet (1,0%) me një ndikim të përbashkët prej 0,2% në IÇK-it.

Ndërsa nëse krahasohet muaji mars 2014 me mars 2013 ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Mish (3,4%), pemë (10,0%), duhan (6,6%), veshje (3,3%), këpucë (3,8%), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja tjera për dysheme (1,6%), shërbime hoteliere (2,8%), shërbime bankare (10,7%) me një ndikim të përbashkët prej 1,5% në IÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-5,8%), vajra dhe yndyra (-11,4%), perime (-4,1%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal- naftë dhe benzinë për (-3,4%), me një ndikim të përbashkët prej -1,2% në IÇK-i, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.