UBT

Ngriten çmimet e produkteve të importuara në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2023, ku sipas këtyre të dhënave çmimet e importit janë më të larta në tremujorin e dytë të 2023 sesa në tremujorin e dytë të vitit 2022.


Në njoftimin e bërë për media thuhet se, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me TM2 2022 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 5,0%, transmeton Telegrafi.

Tremujori i dytë 2023 – Tremujori i parë 2023 1,1%

Çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje në një mesatare prej 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9%); lëkura dhe artikujt e saj (11,5%); etj.

Reklama

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3%); këpucët (-3,4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1%); etj.

Tremujori i dytë 2023 – Tremujori i dytë 2022 5,0%

HW

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,0% në TM2 2023, krahasuar me TM2 2022. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (27,6%); letra dhe artikujt e saj (19,4%); tekstili dhe artikujt e tij (17,9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (13,5%); mjetet e transportit (12,8%); lëkura dhe artikujt e saj (10,2%) etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-11,5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-5,2%) dhe produktet minerale (-3,2%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3%); këpucët (-3,4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1%); etj.

Tremujori i dytë 2023 – Tremujori i dytë 2022 5,0%

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,0% në TM2 2023, krahasuar me TM2 2022. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (27,6%); letra dhe artikujt e saj (19,4%); tekstili dhe artikujt e tij (17,9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (13,5%); mjetet e transportit (12,8%); lëkura dhe artikujt e saj (10,2%) etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-11,5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-5,2%) dhe produktet minerale (-3,2%). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.