ARKATANA

Ngriten çmimet e konsumit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2016. Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1 për qind në muajin mars 2016 krahasuar me muajin shkurt 2016.

“Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (3.4 për qind); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1.6 për qind) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet për transport (2.5 për qind)-(ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, tregon raporti i ASK-së, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ngritja u neutralizua tregon raporti, kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.4 për qind); perime (-1.6 për qind); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.0 për qind)-(rënie e çmimit të drurëve të zjarrit) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3 për qind në IHÇK.

Uji Dea

“Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2016 me muajin mars 2015 ishte 0.1 për qind”.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1 për qind në muajin mars 2016 krahasuar me muajin mars 2015.
“Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: mish (2.4 për qind); vajra dhe yndyra (7.7 për qind); sheqer dhe ëmbëlsira (8.9 për qind); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perime (2.5 për qind); pije alkoolike (15.5 për qind); duhan (11.0 për qind); veshje (2.8 për qind); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.6 për qind); blerje e automjeteve (1.4 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK”.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-1.8 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (-1.2 për qind); perime (-7.8 për qind); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7 për qind); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-4.1 për qind)-(përshkallëzimi i TVSH-së me 8.0 për qind te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të indeksit te këto nëngrupe, në një masë prej 0.5 për qind), përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.0 për qind)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.6 për qind në IHÇK”, ka njoftuar ASK-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.