Eko Higjiena

Ngrënia e mëngjesit ju mbush me energji gjatë ditë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Konsumimi i mëngjesit është shumë i rëndësishëm për të gjitha grupmoshat. Mëngjesi na lejon të thyejmë ndjenjën e urisë pas një nate të gjatë në gjumë.

Ne kemi nevojë për energji edhe nëse vetëm flemë natën këto energji na duhen për të parë ëndrra ose për të lëvizur, transmeton “Zeri.info”.

Sipas ekspertëve, nëse ju ushqeheni mirë në mëngjes trupi juaj rimerr energjitë e humbura dhe kështu ju ndihmon në përmirësimin e aktiviteteve fizike dhe intelektuale.

Ja çfarë duhet të përmbajë një mëngjes i mirë: Proteina, karbohidrate, lipide, vitamina dhe ujë. Ai duhet të kontribuojnë në 25% të nevojave të energjisë për ditën.

Një frutë apo lëng frutash për vitaminat: zgjidhni fruta të freskëta për përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave. Ato gjithashtu përmbajnë karbohidrate, vitamina dhe minerale.

Hidromorava

Një prodhim cereali për një energji të qëndrueshme.

Drithërat ose buka janë të përshtatshme. Ato ju sigurojnë një pjesë të mirë të karbohidrateve, vitaminës B, mineraleve dhe fibrave, përcjell “Zëri”.

Një pije të nxehtë apo të ftohtë për t’u hidratuar: kafe, çaj, çokollatë e nxehtë, lëng frutash ose gotë ujë në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i trupit, i cili ka nevojë për një furnizim të rregullt me lëngje, mundësisht me ujë.

Një produkt qumështi për përmbajtjen e kalciumit: qumështi, kosi, djathi janë disa alternativa që ju sigurojnë proteina dhe vitamina.

Këto që përmendëm janë disa rregulla nga “Civitas” që duhet të ndiqen për të pasur një mëngjes të shëndetshëm dhe për t’u ndierë plot energji gjatë gjithë ditës. Prandaj në asnjë mënyrë mos e anashkaloni mëngjesin. /ZËRI/