Mobi Casa

Ngrënia e mëngjesit ju mbush energji gjatë ditës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Konsumimi i mëngjesit është shumë i rëndësishëm për të gjitha grupmoshat. Mëngjesi na lejon të thyejmë ndjenjën e urisë pas një nate të gjatë në gjumë. Ne kemi nevojë për energji edhe nëse vetëm flemë natën, këto energji na duhen për të parë ëndrra ose për të lëvizur, transmeton “Zeri”.

Sipas ekspertëve, nëse ju ushqeheni mirë në mëngjes, trupi juaj rimerr energjitë e humbura dhe kështu ju ndihmon në përmirësimin e aktiviteteve fizike dhe intelektuale. Ja çfarë duhet të përmbajë një mëngjes i mirë: Proteina, karbohidrate, lipide, vitamina dhe ujë. Ai duhet të kontribuojnë në 25 % të nevojave të energjisë për ditën.

Një frutë apo lëng frutash për vitaminat: zgjidhni fruta të freskëta për përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave. Ato gjithashtu përmbajnë karbohidrate, vitamina dhe minerale.

Një prodhim cereali për një energji të qëndrueshme. Drithërat ose buka janë të përshtatshme. Ato ju sigurojnë një pjesë të mirë të karbohidrateve, vitaminës B, mineraleve dhe fibrave.

Një pije të nxehtë apo të ftohtë për t’u hidratuar: kafe, çaj, çokollatë e nxehtë, lëng frutash ose gotë ujë në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i trupit, i cili ka nevojë për një furnizim të rregullt me lëngje, mundësisht me ujë! Një produkt qumështi për përmbajtjen e kalciumit: qumështi, kosi, djathi janë disa alternativa që ju sigurojnë proteina dhe vitamina.

Këto që përmendëm janë disa rregulla nga Civitas që duhet të ndiqen për të pasur një mëngjes të shëndetshëm, dhe për t’u ndierë plot energji gjatë gjithë ditës. Prandaj në asnjë mënyrë mos e anashkaloni mëngjesin.

Vitaminat: A, B, C, D, E

Proteinat: 12 g

GRANDEMALL

Mineralet: Hekur, kalium

1. Vitaminat

Ja çfarë duhet të përmbajë një mëngjes i mirë: Proteina, karbohidrate, lipide, vitamina dhe ujë. Ai duhet të kontribuojnë në 25 % të nevojave të energjisë për ditën. Një frutë apo lëng frutash për vitaminat: zgjidhni fruta të freskëta për përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave

2. Drithërat

Një prodhim cereali për një energji të qëndrueshme. Drithërat ose buka janë të përshtatshme. Ato ju sigurojnë një pjesë të mirë të karbohidrateve, vitaminës B, mineraleve dhe fibrave

3. Hidratimi

Një pije të nxehtë apo të ftohtë për t’u hidratuar: kafe, çaj, çokollatë e nxehtë, lëng frutash ose gotë ujë në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i trupit, i cili ka nevojë për një furnizim të rregullt me lëngje, mundësisht me ujë! Një produkt qumështi për përmbajtjen e kalciumit: qumështi, kosi, djathi janë disa alternativa që ju sigurojnë proteina dhe vitamina./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.