Ngrënia e domateve ul për 20 për qind rrezikun nga kanceri i prostatës
Një mashkull që konsumon më shumë se 10 domate në javë redukton përreth 20% rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës, sipas një studimi të zhvilluar së fundi nga Universiteti i Bristolit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Meshkujt duhet të konsumojnë një shumëllojshmëri të frutave dhe të perimeve që të mbajnë një peshë të qëndrueshme dhe të jenë aktivë.
Studiuesit analizuan dietën dhe stilin e jetesës të rreth 20 mijë britanikëve nga mosha 50-69 vjeç. Gjatë kërkimit ata gjetën meshkuj që konsumonin 10 domate në javë, duke përfshirë lëng domateje, domate të freskëta, fasule të pjekura dhe u vu re që rreziku ishte reduktuar me 18%.
Ekipi tha se te meshkujt që konsumonin 5 vakte me fruta dhe perime në ditë ulej me 24% rreziku i prekjes nga kanceri i prostatës, duke e krahasuar me ata që konsumonin 2 vakte me pemë dhe perime ose më pak.
Po ashtu domatja është shumë e efektshme edhe kundër sëmundjeve tjera, sidomos në parandalimin e gripit dhe të ftohjeve të ndryshme. /ZERI


