UBT

Ngjyrosni pjatat tuaja me erëzat që djegin yndyrën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Janë të mira, me ngjyra dhe bëjnë mirë për organizmin, zbuloni erëzat të cilat kontribuojnë për të rritur metabolizmin dhe për të djegur me shpejtë yndyrat.

Shpesh përdorim erëzat për të personalizuar recetat tona, duke anashkaluar se disa prej tyre kanë fuqi për të rritur metabolizmin tonë, duke kontribuar për të djegur yndyra dhe për të na mbajtur gjithmonë në formë.

Xhenxhefili
Ka një përmbajtje të lartë antioksidantesh, xhenxhefili ofron shumë të mira për shëndetin nder të cilat edhe për të shtuar metabolizmin më 20% për rreth tre orë. Kjo fal dy përbërësve të njohura pikërisht për zotësinë e tyre që shpejtojnë metabolizmin dhe si pasojë ndihmon për të djegur me shpejt kaloritë.

Kanella

Kjo erz aromatike e përdorur në receta kryesore për ëmbëlsira i jep shije pak pikante dhe një aromë të këndshme dhe të ëmbël në të njëjtën kohe. Një kërkim ka zbuluar se kanella stimulon metabolizmin, ndihmon në tretje dhe ndihmon për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, kështu që është shumë e këshillueshme për ato që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Uji Dea

Shafrani i Indisë
Kushërirë të ngushtë me xhenxhefilin, shafrani i Indisë përmban kurkuminën, një përbërës aktiv më shumë të mira anti inflamatore dhe antioksidante që ndihmon për të parandaluar akumulimin e tepërt të yndyrave në inde. Për me tepër mesa duket kontribuon edhe për të mbrojtur trurin nga demet e disa sëmundjeve degjeneruese si Alzheimer dhe Parkinson.

Arra moskat

E konsideruar si një erz e çmuar kundër urisë, kjo ka një përmbajtje të lartë të Eugenol, që është fotokimik i gjendur edhe tek speci i cili ka veti dezinfektuese dhe që ndihmon për të shpejtuar metabolizmin duke favorizuar shkrirjen e yndyrave.

Speci i kuq
Disa njerëz mendojnë se shton metabolizmit me rreth 25% . Përbërës përgjegjës për një vlere kaq të mirë është capsaicina, përbërës që i jep specit të kuq shijen e tij pikante. Capsaicina është konsideruar një substance kimike termogjenike, për të stimuluar nxehtësi dhe për të shtuar nivelin e kalorive të djegura në trupin tonë.