Mobi Casa

“Ngjyra e kuqe” së shpejti me pjesën e dytë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtari i njohur shkupjan Adrian Gaxha pas suksesit të madh që shijoi me këngën ‘Ngjyra e kuqe’ në bashkëpunim me Florijanin e vogël, nuk ka të ndalur.

Burime të gazetës Tribuna bëjnë me dije se Adriani dhe Floriani tashmë kanë filluar xhirimet e videoklipit për pjesën e dytë të këngës ‘hit’. Xhirimet e videoklipit janë duke u bërë në Batllavë, ndërsa sipas të njëjtit burim ky videoklip do të vijë tek publiku me një ngjarje interesante.

“Klipi ka filluar të xhirohet. Ka ngjarje interesante. Vajza e klipit e cila quhet Maria do të aktrojë përsëri të dashurën e Adrianit. Do të zhvillohet një ngjarje kinse familja e vajzës nuk e duan Adrianin për dhëndër. Adriani në një skenë do të jetë i lidhur për një peme.

Uji Dea

Më pas në ditën e dasmës të së ‘dashurës’ së Adrianit, Floriani i vogël e liron Adrianin për të mundur të arrijë tek vajza që e do. Kjo është pak a shumë historia brenda klipit.”, ka bërë të ditur burimi.

Gazeta Tribuna ka provuar të kontaktojë me Adrianin për të marrë vesh diçka më shumë rreth këngës e klipit por ka qenë e pamundur pasi që këngëtari nuk është lajmëruar në telefon. Pavarësisht kësaj ne i urojmë sukses Adrianit dhe Florianit në xhirime.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.