Eko Higjiena

“Ngjyra e kuqe” i ndryshoi jetën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kënga ”Ngjyra e kuqe”, përveç se shënoi një ndër sukseset më të mëdha në karrierën e këngëtarit Adrian Gaxha, ndryshoi jetën e Florian Beqirit.

Vogëlushi nga Shkupi, që i emocionoi të gjithë me zërin e tij të veçantë në këtë duet, tashmë është në përkujdesje profesionale të Gaxhës, i cili e ndihmon në shkollimin dhe zhvillimin profesional te tij.

Ndonëse vetëm 12 vjeçar, ai ftohet që të këndojë nëpër mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët, ai performon në vende për të rritur.

FIDANISHTJA

I lindur në Shkup, më 11 shkurt 2000, Floriani i vogël ka filluar të merret me muzikë në moshë shumë të re.
“Që kur isha pesë vjeç këndoja. Kam kënduar nëpër festa, për Vitin e Ri, e më vonë fillova të këndoj nëpër dasma e lokale siç bëj tani,” ka rrëfyer më parë këngëtari i vogël.

Floriani, fillimisht u bë i njohur me këngën “Ndahet zemra në dy pjesë” të Ramadan Krasniqit, me të cilin tani performon në të njejtat mbrëmje muzikore, falë ”Ngjyrës së kuqe”. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.