HW

Ngjarjet në veri, Haradinaj-Kurtit: Ku ia ke qitë hesapin, ndalu se do me e marrë në qafë këtë vend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit, ku është raportuar për shpërthime e të shtëna me armë zjarri.

Haradinaj ka potencuar se kryeministri Kurti po e nxjerrë Kosovën humbëse.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shkruar Haradinaj.

Mobi Casa

Ndryshe, dy shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në veri të vendit, ndërsa, lokacioni i saktë ende nuk dihet, as nëse ka pasur ndonjë të lënduar. Kjo besohet se ka të bëjë me tentativat e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor për të mbërritur te zyrat e KQZ në komunat veriore të vendit.

Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët komunalë të zgjedhjeve të katër komunave veriore, sot kanë shkuar në zyrat komunale. Kjo ka qenë e paralajmëruar në mbledhjen e së hënës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ishte bërë e ditur se ende nuk kanë pranuar plan operativ nga Policia e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.