Mobi Casa

Ngjarjet në Veri, Abdixhiku: Sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar për vrasjen e një polici të Kosovës në Veriut e vendit.

Ai ka thënë se ky është sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe shërim të shpejtë për policët e plagosur.

”Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues”.

”Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë”, ka shkrua Abdixhiku.

UBT

Kreu i LDK-së ka shtuar se këto janë momente të vështira për vendin, teksa ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

“Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësissë tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”.

”Në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express