UBT

Ngjarje tragjike për të riun shqiptar në Gjermani

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Mësohet se një 25-vjeçar nga Delvina është vrarë me thikë nga një shtetas afrikan.

Vrasja ka ndodhur para pak ditësh dhe 25-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë është R. Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, kur është goditur nga një shtetas afrikan me thikë, shkruajnë mediat shqiptare.

I riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëri të tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar dy shqiptarët, përcjell albinfo.ch.

Kushëriri i Myftarit mësohet se është qëlluar gjashtë herë me thikë, ndërsa i riu vetëm një herë, shkruan gazeta Shqip.

Hidromorava

Njëri prej shqiptarëve është goditur gjashtë herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

Por R. Myftari, megjithëse është goditur vetëm një herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

https://www.albinfo.ch/ngjarje-tragjike-per-te-riun-shqiptar-ne-gjermani/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.