Eko Higjiena

Ngjallet Zenuni, thotë se Luta e ka humbur besimin e qytetarëve

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës, fton dhe inkurajon institucionet e pavarura të drejtësisë që me kohë t’i trajtojnë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe keqpërdorimet e të cilat po i shkaktojnë dëm të jashtëzakonshëm komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj. Në veçanti të trajtohet rrënimi i fabrikës se bukës dhe krejt procesi dhe përfshirja e të gjithë atyre që sollën këtë situate dëshpëruese për gjilanasit.

Në Takimin e radhës të grupit të këshilltareve komunal me Kryetarin e degës Zenun Pajaziti, u vlerësua lartë angazhimi aktiv i asamblistëve të PDK- së. Asamblistët e kanë mbështetjen e plotë nga dega dhe inkurajohen që të vazhdojnë t’i përcjellin të gjitha shqetësimet e qytetarëve në institucionet Komunale.

Partia Demokratike e Kosovës duke e vlerësuar gjendjen në Gjilan, shpreh shqetësimin e saj serioz për mënyrën e keq qeverisjes komunale, e cila jo që nuk ka zgjidhur asnjë problem të qytetarëve për këto dy vite e gjysmë, por ka krijuar probleme të mëdha që po i shkaktojnë dëme dhe humbje të pa riparueshme qytetarëve të Gjilanit.

Rënia drastike e investimeve në infrastrukturë, dështimi i vazhdimit të projekteve kapitale në qytet (Lumi Mirusha, Tregu i Gjelbër, Kompleksi i Shkollave të Mesme, Transporti Publik, Zona Ekonomike…), humbja e donatorëve të komunës, keqpërdorimet e buxhetit komunal dhe fondeve humanitare, problemet serioze në sektorin e Arsimit, kaosi dhe krimi urbanistik dhe ekonomik, e kanë bërë Gjilanin qytet fantazmë nga rrënimet e fabrikave vitale, sikur që ishte fabrika e bukës “Kualiteti” e vetmja që i kishte deri para pak viteve Anamorava.

Është dëshmuar tashmë disa herë se prioritet i kësaj qeverisje komunale, nuk është interesi qytetar i Gjilanasve, por pasurimi i shpejtë dhe i paligjshëm i “Bosëve” dhe disa zyrtarëve të lartë komunal.

United Hospital

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan po merr kërkesa te vazhdueshme nga qytetaret të cilët kërkojnë rritjen e kundërshtimit për qeverisjen komunale e cila ka humbur plotësisht besimin qytetar nga mosrealizimi i asnjë premtimi të dhënë nga Lutfi Haziri dhe nga dështimi i plotë i qeverisjes së tij me institucionet komunale.

Qytetarët e Gjilanit tashme janë të zhgënjyer thellë me qeverisjen me “Duar të ndyta” përmes drejtorëve dhe zyrtarëve komunal të papërgjegjshëm dhe të korruptuar. Sot, këtë qeverisje te inkriminuar, po mundohen ta mbrojnë drejtorët të cilëve iu është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore për keqpërdorime.

PDK, apelon te të gjitha institucionet dhe zyrtaret komunal të përqendrohen në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mënyrë që të adresohen kërkesat reale të qytetarëve dhe zhvillimi i komunës.

Partia Demokratike e Kosovës, fton dhe inkurajon institucionet e pavarura të drejtësisë që me kohë t’i trajtojnë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe
keqpërdorimet e të cilat po i shkaktojnë dëm të jashtëzakonshëm komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj. Në veçanti të trajtohet rrënimi i fabrikës se bukës dhe krejt procesi dhe përfshirja e të gjithë atyre që sollën këtë situate dëshpëruese për gjilanasit.

Njëkohësisht kërkojmë nga organet e pavarura të drejtësisë që mos të bie nën ndikimin e politikës, duke ngritur aktakuza politike dhe aspak të qëndrueshme. Është e papranueshme kur ndonjë prokuror i ndikuar nga lidhjet farefisnore e politike ngrit aktakuza të porositura me qëllim të pengimit të zërit opozitar ( siç është rasti me asamblistin e PDK-se, z. Riad Rashiti, i cili nga rasti i viktimës përfundon i akuzuar) . PDK është e hapur dhe fton për bashkëpunim të gjithë pa dallim, në të mirë të një qeverisje më të mirë, zhvillimi dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët thuhet në reagimin e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.