Mobi Casa

Ngjallet AKR në Gjilan, synojnë suksesin e Mitrovicës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Aleanca Kosova e Re në Gjilan ka zgjedhur strukturat drejtuese të degës në Gjilan. Këshilli drejtues i AKR në Gjilan me 87 vota pro, 2 abstenime dhe një kundër zgjodhi kryesinë e re të AKR, e cila do ta drejtoj degën deri në zgjedhjet e rregullta të AKR, dhe gjithashtu zgjodhi me uninamitet edhe tre koordinator për fusha të caktuara, Agim Rexhepin, Tefik Ibrahimin dhe Ilir Morinën. Agim Rexhepi do ta këtë përgjegjësinë që ta drejtoj AKR në Gjilan drejt suksese sikur në Mitrovicë dhe Gjakovë.

Aleanca Kosova e Re në vazhdën e konsolidimit të strukturës së saj në gjithë Kosovën, mbrëmë në Gjilan zgjodhi strukturat drejtuese të degës së AKR.

Në mesin e shumë të aderuarve të rijnë, personalitete të shoqërisë civile dhe ish anëtarë të strukturave drejtuese të partive tjera politike, të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i kryesisë qendrore dhe njëherit ministër i zhvillimit ekonomik, zoti Fadil Ismajli.

Ismajli foli për sukseset e AKR në qeverisje, duke numëruar të arriturat konkrete të ministrave të AKR, sidomos në krijimin e një ambienti më miqësor për investime, zonat e lira ekonomike, fillimin e ndërtimin të kapaciteteve të reja në energji, e shumë e shumë suksese që i atribuohen programit të AKR dhe insistimit të vet Presidentit të AKR.

Mobi Casa

Ismajli foli edhe për Gjilanin si komunë e cila ka ndërruar pushtetin qeverisës, por nuk ka ndërruar mentalitetin qeverisës, prandaj AKR dhe gjithë atyre të vullnetit të mirë, që dëshirojnë të kenë një Gjilan Evropian dhe prosperues, duhet të mobilizohen rreth programit tonë dhe Presidentit Pacolli.

“Gjilani do të jetë shumë shpejt zonë e lire e ekonomike dhe mbi të gjitha Gjilanin do ta lidhim edhe me Autostradë Prishtinë – Shkup. Gjilani do të jetë komunë dinamike dhe zhvillimore”.

Ismajli i përshëndeti në mënyrë të veçantë të aderuarit e rijnë, duke ju garantuar që në AKR, nuk ka anëtarë të rinj dhe të vjetër, por vlera prosperuese, prandaj urime dhe suksese në familjen e madhe të AKR.

Këshilli drejtues i AKR në Gjilan me 87 vota pro, 2 abstenime dhe një kundër zgjodhi kryesinë e re të AKR, e cila do ta drejtoj degën deri në zgjedhjet e rregullta të AKR, dhe gjithashtu zgjodhi me uninamitet edhe tre koordinator për fusha të caktuara: z. Agim Rexhepi, Tefik Ibrahimi dhe Ilir Morina. Agim Rexhepi do ta këtë përgjegjësinë që ta drejtoj AKR në Gjilan drejt suksese sikur në Mitrovicë dhe Gjakovë thuhet në njoftimin e degës së AKR-së të nënshkruar nga Ismet Azizi./rajonipress/