UBT

Ngërçi politik, SHBA anulon vizitat diplomatike të planifikuara në Kosovë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Në shenjë pakënaqësie me zhvillimet politike aktuale në Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë anuluar vizitën e një zyrtari të nivelit të lartë në Prishtinë, ndërkaq agjenda e vizitës së një zyrtari tjetër është përgjysmuar.

Këtë e ka konfirmuar në profilin e saj në Twiter, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, raporton lajmi.net.

KKVITI

“Një vizitë e nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë është anuluar këtë javë, një tjetër është shkurtuar, për shkak të ngërçit politik aktual. E dëshpëruar!”, shkruan ambasadorja Jacobson në Twiter.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë njoftuar se për cilat vizita bëhet fjalë, edhe pse njëra prej tyre ishte paralajmëruar për muajin tetor – ajo e ambasadores Tina Kaidanow, që tani është Koordinatore kundër terrorizmit në Departamentin e Shtetit./zeri/