Eko Higjiena

Ngërçi politik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prej zamanit t’ djemurisë , Kam përdorur një taktikë : Për inati t’ shoqërisë – Për me u marrë me politikë !

Prej atë ditë që dolëm n’ zgjedhje ,
M’ kapi tremë , m’ kapi siklet –
Ja me vota , ja me vjedhje ,
Kam me u bë ,unë , deputet !
Shpejt më kapi neveri ,
Nga paniku dua me u çmendë !

S’ po m’ lanë vend kund n’ Qeveri ,
S’ po m’ lanë vend as në Kuvend !
Janë bërë bllok do katundarë –
Nuk po m’ lanë me u bë Kryetar !
Disa tjerë janë bë kapistër –

Nuk po m’ zgjedhin Kryeministër !
Jam sëmurë keq , m’ ka kapë panikë ,
Tash jam shtri n’ poliklinikë !
Mjekët me mua po bëjnë trik –
Diagnoza :”Ngërç politik!”
-“Ngërç politik” – është karrierë ,
Që s’ shërohet kurrë njëherë !

Të shtangon e t’ shti me vjellë –
Kundër tjerëve me derdhë vrer !
Janë mbledhë mjekët n’ Veternik –
T’ shërojnë “Ngërçin politik”!
Por , ky “Ngërç “ po më shtangon –
S’ ka ilaç që e shëron !

Mobi Casa

Shumë e luta nënën , me m’ qua n’ Berlin –
“Ngërçi politik” , o bir , kurrë nuk ka shërim !
Shumë e luta nënën , me m’ qua n’ Bruksel –
“Ngërçi politik” , o bir, kund nuk ka themel !
Shumë e luta nënën , me m’ qua n’ Uashington –
“Ngërçin politik” , o bir, s’ ka mjek që e shëron !

Për të pjekur flija – shpejt na u shpik saçi ,
Por , për karrierë – kurrë s’u shpik ilaçi !
Jemi rreshkë në det , porsi çokolatë –
Vendi ynë i shkretë mbeti nën bllokadë ?!
Vendi vuan nga “Ngërçi “ e nga “Paraliza “ –
Rinia e pa punë – n’ Evropë kërkojnë viza !
Hoxha në minare çdo ditë thërret temxhit –

Shumë njerëz po ndërrojnë jetë nga “Ngërçi politik!”
Nënat me duar n’ gji , po vajtojnë në derë –
Shumë djemtë po na vdesin veç për karrierë !

Gjilan, 07.09.2014. Demir Krasniqi