Eko Higjiena

Ngërçi po mbetet ngërç: Çka pastaj!?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mungesë të një mekanizmi tjetër ligjor dhe kushtetues që të bëj një hap para drejt zhbllokimit të krizës politike, vendimi i liderëve të partive të koalicionit pas zgjedhor për heqje dorë nga pretendimi për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka qenë i logjikshëm sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend, por që nuk është edhe hapi qenësor për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Ata thonë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heq dorë nga formimi i qeverisë së re ose – në të kundërtën – vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, të jashtëzakonshme.

Dren Doli nga Instituti për Studime Juridike e Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se edhe pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është legjitime që Partia Demokratike e Kosovës, si parti me më së shumti vota të fituara në zgjedhje, t’ju bëj ftesë partnerëve tjerë në Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojë që të bëjnë koalicion qeverisës me të. Por, mbetet tek partitë tjera nëse dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. E, bazuar në disponimin e deritashëm, kjo vështirë se mund të ndodhë.

Doli shtoi se në se partitë tjera nuk zgjedhin që të jenë pjesë e një koalicioni ku PDK do të përfshihej, dhe nëse refuzojnë një kandidat për mandatar për formimin e qeverisë që rrjedh nga PDK, atëherë për herën e dytë presidentja e Kosovës do të mund të përdor masën e diskrecionit dhe të shikojë nëse lideri i propozuar për mandatar nga një grup deputetësh të caktuar, ka apo mund të marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, vlerëson se heqja dorë e liderëve të partive të koalicionit paszgjedhor nga pretendimi për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nuk do ta josh PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçi, që të pajtohen të mos jenë pjesë e qeverisë së re.

Mobi Casa

“Problemi është që PDK-së i intereson vetëm Qeveria dhe kurrsesi kryetari i Kuvendit. Unë mendoj se nëse presidentja e Kosovës – ose edhe me presion ndërkombëtar – nuk e thërret seancën konstituive, Thaçi përmes Flora Brovinës nuk do ta thërras asnjëherë vazhdimin e kësaj seance. Situata do të mbetet e njëjtë: bllokadë totale e krizë institucionale”, ka theksuar Matoshi.

Edhe Doli shpreh mendimin se ekziston mundësia e bllokimit edhe më tej e konstituimit e tërësishëm të Kuvendit si dhe e qeverisë së re. Sipas tij, ekziston mundësia që Partia Demokratike e Kosovës të refuzojë që të sjellë përpara deputetëve një emër për kryetar të Kuvendit, duke e ditur që ky është mjeti i fundit kushtetues. Në këtë mënyrë, ai do t’i bëjë presion publikut, partive tjera politike, por edhe presidentes, që PDK të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës.

Ndryshe, njohësit e zhvillimeve politike në vend kanë theksuar se nëse ngërçi politik nuk gjen zgjidhjen e menjëhershme dhe vazhdon edhe për një ose dy muaj në gjendjen e njëjtë, atëherë me marrëveshje politike të partive parlamentare do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. /REL/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.